Mbajtja e kafshëve jo të shëndetshme, si për shembull qentë me fytyrë të sheshtë ose macet me veshë të palosur, së shpejti mund të ndalohen në Holandë.
Në një deklaratë ministri i Kulturës, Natyrës dhe Cilësisë së Ushqimit, Piet Adema është shprehur duke thënë se:
“Ne e bëjmë të mjerë jetën për kafshët e pafajshme, thjesht sepse mendojmë se ato janë ‘të bukura’ dhe ‘të lezetshme”.
“Kjo është arsyeja pse sot ne po bëjmë hapin e madh drejt një Holande ku asnjë kafshë shtëpiake nuk duhet të vuajë nga pamja e tij ose e saj.”
Ministri shtoi gjithashtu se po kërkon të ndalojë pronësinë e racave të stilistëve si dhe fotot e tyre në reklama dhe në mediat sociale.
Mutacionet gjenetike janë në gjendje të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen ose artritin te kafshët.
Në vitin 2014 në Holandë mbarështimi i kafshëve shtëpiake të racave të ndryshme u ndalua .Por tani qeveria po kërkon të mos lejojë importin dhe tregtimin e tyre.
Foto nga The ScotsMan.


