Trupi ynë ka vetëm nevojë për një sasi të vogël kripe. Shumë kripë mund të çojë në goditje në tru, sëmundje të zemrës dhe në presion të lartë të gjakut. Por si ta kuptoni nëse po konsumoni shumë kripë?
Nëse doni të dalloni nëse po teproni me ngrënien e kripës kohët e fundit këto janë shenjat që ju bëjnë të kuptoni se po konsumoni shumë kripë në vaktet tuaja.
Si fillim nëse stomaku juaj ndihet i fryrë ose i shtrënguar kjo mund të jetë një nga treguesit më të zakonshëm të konsumimit të tepërt të kripës.
Tensioni i lartë i gjakut mund të dëmtojë arteriet. Kjo bën të vështirë qarkullimin e gjakut dhe mosfurnizimin e trurit me mjaftueshëm gjak duke shkaktuar mungesë përqendrimi.
Kur ju merrni shumë kripë përmes ushqimeve, trupi ka nevojë për lëngje për të pastruar organizmin në mënyrë që muskujt dhe organet e tjera të funksionojnë siç duhet.
Ënjtja gjithashtu mund të jetë një shenjë tjetër. Pjesët e trupit si fytyra, duart, këmbët dhe kyçet e këmbëve kanë më shumë gjasa të fryhen. Nëse jeni më të fryrë se zakonisht, kripa që po hani mund të jetë shkaktar.
Nëse ndjeni etje papritmas, kjo mund të jetë një shenjë tjetër që ju tregon se ju po hani shumë kripë. Kur kjo ndodh, ju bëheni të dehidratuar. Trupi juaj tërheq ujë nga qelizat tuaja dhe ju mund të filloni të ndiheni shumë të etur. Pirja e ujit mund të ndihmojë në neutralizimin e asaj kripe dhe mund të freskojë qelizat tuaja.
Foto nga Cleveland clinic.org.+


