-4.5 C
Sterling Heights
08/12/2025, 14:00
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

SHBA: Presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin detyrimet dhe zbatimin e marrëveshjeve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetSHBA: Presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin detyrimet dhe zbatimin e...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që Kosova dhe Serbia të përmbushin gjithçka që është rënë dakord në negociatat e mëparshme, përfshirë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës saktësisht një muaj më parë në Maqedoninë e Veriut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-ve, arritën një marrëveshje gojore për aneksin e aplikimit të propozimit evropian për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por një nga pikat kryesore – fillimi i formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe- mbetën, pengesa kryesore.

“Fokusi ynë është në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, në mënyrë që t’i ndihmojmë ata të zhvillojnë marrëdhënie më paqësore, të parashikueshme si fqinjë, të cilat do të mundësojnë stabilitet, siguri dhe prosperitet më të madh në rajon”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës (në gjuhën serbe), transmeton Telegrafi.

“SHBA dhe BE presin që të dyja palët të përmbushin detyrimet dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme nga dialogu, duke përfshirë edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, gjë që u konfirmua nga të dy liderët në takimin e 18 marsit në Ohër”, thotë DASH-i.

Më tej thuhet se “SHBA mbetet e angazhuar në mënyrë aktive në mbështetjen e Serbisë dhe Kosovës në zbatim të marrëveshjen”. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img