-3.5 C
Sterling Heights
05/12/2025, 20:35
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Mobilizimi për protestë, Berisha thërret në takim 7 kandidatët e primareve për Bashkinë e Tiranës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetMobilizimi për protestë, Berisha thërret në takim 7 kandidatët e primareve për...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar shtatë kandidatët e primareve për Bashkinë e Tiranës. Lideri historik i PD-së ka kërkuar mobilizim për protestën e 12 nëntorit.

 

Më herët Berisha ka folur për formën dhe përmbajtjen e aksionit opozitar, i cili sipas tij do bazohet tek mosbindja civile.

 

“I qëndrojmë parimeve të reagimit brenda spektrit të mosbindjes civile. Se cili është skenari i protestës, do shpaloset gjatë protestës. Ne i qëndrojmë parimeve të protestave brenda spektrit të mosbindjes civile, që është e pranueshme në manualet e protestave demokratike.“, ka theksuar Berisha.

 

Gjatë fjalimeve publike të ditëve më parë, Berisha i ka kujtuar kryeministrit rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, ndaj kërkoi nga Rama të mos provokojë qytetarët dhe në veçanti demokratët.

 

“Ka pasur edhe 20 shkurt dhe i them mos e provoko popullin demokrat. Fitorja duket. Fitorja është e madhe shumë bilez…” theksonte mes tjerash.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img