21.3 C
Sterling Heights
13/09/2026, 5:53
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Një epokë e re për kufirin Detroit–Windsor: Ura Gordie Howe hapet të Hënën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetNjë epokë e re për kufirin Detroit–Windsor: Ura Gordie Howe hapet të...

Ura Ndërkombëtare Gordie Howe, që lidh Detroitin me Windsorin e Kanadasë, është përfunduar dhe autoritetet kanadeze kanë konfirmuar se ajo do të hapet për qarkullimin e automjeteve të hënën, më 27 korrik. Megjithatë, deri më tani, autoritetet amerikane nuk kanë dhënë ende një konfirmim zyrtar për hapjen apo për ndonjë ceremoni në anën amerikane.

Sipas qeverisë kanadeze, të gjitha sistemet e urës janë funksionale dhe projekti është gati të vihet në përdorim. Ura, me një gjatësi prej rreth 2.5 kilometrash dhe gjashtë korsi, përfshin gjithashtu pika moderne doganore në të dyja anët e kufirit dhe pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e njerëzve dhe mallrave në korridorin më të ngarkuar tokësor të Amerikës së Veriut.

Megjithëse Kanadaja ka konfirmuar datën e hapjes, pas tensioneve të fundit tregtare mes dy vendeve u anulua ceremonia e përbashkët e inaugurimit. Qeveria kanadeze njoftoi se do të zhvillojë një ceremoni vetëm në territorin e saj, duke e konsideruar të papërshtatshme një festim të përbashkët në kushtet e mosmarrëveshjeve të fundit mbi tarifat tregtare.

Nga ana amerikane, Zyra e Guvernatores së Michiganit, Gretchen Whitmer, ka bërë të ditur se ende pret konfirmimin përfundimtar nga autoritetet federale. Ndërkohë, Ambasada e SHBA-së në Kanada ka deklaruar se nevojitet miratimi përfundimtar nga Uashingtoni, ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar drejtpërdrejt datën e hapjes.

Pavarësisht mungesës së një njoftimi zyrtar nga SHBA, një zëdhënës i Doganës dhe Mbrojtjes Kufitare Amerikane (CBP) ka konfirmuar se agjentët do të jenë në detyrë në urë ditën e hënë, çka konsiderohet një sinjal se kalimi pritet të nisë sipas planit.

Me një kosto prej rreth 4.7 miliardë dollarësh dhe pas afro tetë vitesh ndërtimi, Ura Gordie Howe pritet të ulë ndjeshëm ngarkesën në Ambassador Bridge, të përshpejtojë transportin e mallrave dhe të forcojë lidhjet ekonomike mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img