24.3 C
Sterling Heights
23/07/2026, 20:33
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Shehaj: Më nxorën me forcë nga Kuvendi për të shmangur përballjen me Ramën, urdhri erdhi nga Balla

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetShehaj: Më nxorën me forcë nga Kuvendi për të shmangur përballjen me...

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka reaguar pas incidentit në seancën plenare të Kuvendit, ku u nxor me forcë nga Garda, duke e cilësuar ngjarjen si një vendim të motivuar politikisht.

Përjashtimi i Shehajt lidhet me një masë disiplinore prej 30 ditësh të vendosur nga organet e Kuvendit pas tensioneve të zhvilluara në seancat e muajit qershor, kur ai u përjashtua fillimisht nga punimet dhe më pas Byroja e Kuvendit la në fuqi pezullimin.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehaj deklaroi se kishte të drejtë të merrte pjesë në seancën e kësaj të enjteje, pasi, sipas interpretimit të tij, afati 30-ditor i përjashtimit kishte përfunduar.

Sipas tij, ndalimi i hyrjes në sallën e Kuvendit u bë për të shmangur një përballje politike me kryeministrin Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në seancë.

Ai akuzoi gjithashtu drejtuesin politik të shumicës, Taulant Balla, se qëndron pas vendimit për largimin e tij nga Kuvendi.

Shehaj tha se sulmet ndaj tij janë shtuar për shkak të mbështetjes që, sipas tij, po fiton kërkesa për ndryshim politik në vend.

Deri tani nuk ka pasur një reagim publik nga Taulant Balla lidhur me këto akuza. Ndërkohë, institucionet e Kuvendit kanë argumentuar më herët se masa disiplinore ndaj Shehajt u vendos pas shkeljeve të rregullores gjatë seancave të mëparshme. 

”Ka kohë që kanë filluar të më sulmojnë. Kjo është një gjë që pritet, nuk është çudi, vijnë si pasojë e faktit që njerëzit po protestojnë si kurrë më parë, duan ndryshim radikal, jo vetëm largimin e Ramës, por ndryshim total të mënyrës si është qeverisur Shqipëria. Përdorin Ballën, sepse atë kanë. Gjithë ky mund për të më bërë pis, për të hedhur baltë po ju shkon dëm. Të të akuzojë Taulant Balla, për pronat që kam, që e di gjithë Shqipëria si i kam bërë, është të vësh duart në kokë dhe e pabesueshme për këdo. Për atë që ndodhi sot, do të hyja në Parlament, sepse në datën 22 u përjashtova 30 ditë. Afati skadonte para dy ditësh. Por ngaqë sot do të vinte në Parlament Rama, dhe duhet të siguronte kushte të mos ndodhte ajo që ndodhi para një muaji, ku i thashë Ramës që nuk është gjë tjetër veçse autokrat banal që ka vjedhur qytetarët më të varfër në Evropë. Atëherë Taulanti krijoi kushtet, që unë të mos isha”.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img