-19.8 C
Sterling Heights
24/01/2026, 10:05
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Në kërkim të kryetarit/ Çfarë ndodh në Partinë Demokratike pas dorëheqjes së Alibeaj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetNë kërkim të kryetarit/ Çfarë ndodh në Partinë Demokratike pas dorëheqjes së...

Disfata e thellë e Partisë Demokratike në zgjedhjet e së dielës ka prodhuar një krizë të re brenda radhëve të demokratëve.

Përpjekjeve për ta shkarkuar Enkelejd Alibeaj i parapriu me një dorëheqje gjysmake nga drejtimi i partisë. Por lufta e heshtur mes dy fraksioneve është më e thellë sa duket në sipërfaqe. Gazment Bardhi ka nisur lëvizjet për të gjetur një kryetar që nuk është as Lulzim Basha dhe as Enkelejd Alibeaj. Statuti ia jep këtë të drejtë Jorida Tabakut e cila ka marrë kohën e saj.

“Jam takuar vonë me zotin Gazment Bardhi dhe jemi duke diskutuar si do e anashkalojmë këtë ngërç. Të siguroj se çdo hap që do ndërmerret do diskutojë me koleget dhe demokratët. Nuk është keq të kesh ambicie por për mua është ambicia e demokratëve skam asnjë ambicie personale”, tha Tabaku.

 

Lajmi për largimin e Enkelejd Alibeaj ka gëzuar më së shumti Sali Berishën, i cili ka hapur dyert dhe mirëpret bashkimin me grupin që ka në dorë vulën.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img