-9.1 C
Sterling Heights
14/01/2026, 22:17
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Sezoni turistik, Krifca: Taskforca për sigurinë ushqimore në monitorim të plotë të tregut

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaSezoni turistik, Krifca: Taskforca për sigurinë ushqimore në monitorim të plotë të...

 

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, tha se, “taskforca për sigurinë ushqimore në sezonin veror vijon punën përgjatë këtyre ditëve me fluks të lartë turistik, duke monitoruar dhe udhëzuar bizneset në të gjithë territorin e Shqipërisë, me qëllim garantimin e produkteve ushqimore të sigurta për konsumatorët vendas e të huaj”.

Ministrja solli në vëmendje posaçërisht kontrollin e kryer në Berat, ku u konstatuan 3.5 tonë produkte brumi në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, nga subjekti me aktivitet “Prodhim, përpunim produkte brumi”, i cili rezulton me NIPT të pezulluar, në shkelje të kërkesave të legjislacionit në fuqi për ushqimin.

“Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese bllokoi menjëherë aktivitetin dhe vendosi masat administrative. Në bashkëpunim të plotë edhe me autoritetet vendore, gjetjet do i kalojnë organeve kompetente për hetime të mëtejshme”, u shpreh Krifca.

Ministrja iu bëri apel operatorëve, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e ushqimit, të respektojnë me përpikmëri rregullat e parashikuara.

“Ne do të vazhdojmë pa ndërprerje kontrollin, për të parandaluar problemet, udhëzuar biznesin dhe patjetër ndaluar shkelësit e ligjit”, deklaroi ministrja Krifca.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img