-1.7 C
Sterling Heights
06/12/2025, 9:22
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Fatmir Dehari bashkë me Izet Mexhitin jep mesazh për bashkim

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaMaqedoniaFatmir Dehari bashkë me Izet Mexhitin jep mesazh për bashkim

Kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari, me Izet Mexhitin, ka dhënë një mesazh përbashkues, dhe deklaroi se “misioni i nji ushtari është bashkimi e jo ndarja”.

Shpresoj që së bashku me Ju se ndërgjegjja jonë kombëtaro-politike, do t’a udhëheqi secilin nga NE drejt tërësisë, dhe jo NDARJES, ka deklaruar Dehari.

Postimi i plotë i kryetarit Dehari:

Ndjehem ngushtë!

Misioni i nji ushtari është BASHKIMI, e jo ndarja!

Të dashur shokë, miq e dashamirë.

  • I bindur së bashku me Ju, se manipulimet e disa faktorëve jo miqësor ndaj BDI-së që shpresojnë në ngecjen dhe jo harmonizimin tonë funksional, kërkojnë zgjidhje të mençur bazuar mbi parimet e arsyeshme.

— Thellë i bindur se qëllimi parësor dhe i vetëm i veprimtarëve të devotshëm, si dhe të gjithë anëtarve dhe simpatizantëve të BDI-së është realizimi i misionit gjithshqiptar i filluar bashkë e me bashkëveprim për përparimin e kombit tonë, Ju lus që me ide, mendime dhe veprime unifikuese, duke shkuar deri në vetëmohim të kontribojmë në tejkalimin e këtyre dallimeve dhe dilemave të sforcuara individuale apo grupore, duke vazhduar së bashku realizimin e synimeve tona me forcimin dhe ngjeshjen e gjithë familjes sonë politike e cila vetëm BASHKON dhe nuk ndan.

  • Shpresoj që së bashku me Ju se ndërgjegjja jonë kombëtaro-politike, do t’a udhëheqi secilin nga NE drejt tërësisë, dhe jo NDARJES.

Kur hetoni se dikush Ju shmang, mos e pengoni.

Me nderime.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img