21.1 C
Sterling Heights
30/08/2026, 14:48
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukur me Dhunë: “Për mijëra familje në Kosovë, drejtësia nuk është histori”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetVjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukur me Dhunë: “Për...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot viktimat e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, në Ditën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Zhdukur me Dhunë.

Osmani theksoi se mbi 1,500 persona të zhdukur gjatë luftës, mes tyre edhe fëmijë, ende nuk kanë një varr dhe se familjet e tyre vazhdojnë të presin përgjigje dhe drejtësi.

“Sot shënojmë Ditën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Zhdukur me Dhunë”, shkroi Osmani, duke e cilësuar çështjen e të zhdukurve si një nga plagët më të thella të shoqërisë kosovare.

Sipas saj, personat e zhdukur përbëjnë një dëshmi të dhimbshme të krimeve të kryera gjatë luftës ndaj popullit të Kosovës.

“Por krimi nuk përfundon me heshtjen e armëve. Ai vazhdon edhe sot kur mohohet e vërteta, kur fshihen gjurmët dhe kur familjeve u mohohet e drejta elementare për të ditur fatin e më të dashurve të tyre”, u shpreh Presidentja.

Osmani akuzoi Serbinë se vazhdon të mbajë të mbyllura arkivat dhe informacionet që lidhen me personat e zhdukur, duke theksuar se kjo bie ndesh me zotimet e dhëna në kuadër të dialogut në Bruksel.

“Duke mbajtur të mbyllura arkivat dhe informacionin për personat e zhdukur, në kundërshtim me zotimet e dhëna në Bruksel, Serbia jo vetëm që po e mohon të kaluarën, por po shkel edhe marrëveshjet që ka pranuar”, deklaroi ajo.

Presidentja e Kosovës e lidhi çështjen e personave të zhdukur edhe me përgjegjësinë për krimet e luftës, duke argumentuar se propaganda nuk mund ta fshijë të vërtetën.

“Propaganda nuk mund ta fshijë të vërtetën sepse Serbia ende fle mbi varrezat masive të civilëve të pafajshëm dhe vazhdon ta përsërisë krimin”, tha Osmani.

Në fund të mesazhit të saj, Presidentja u ndal te dhimbja e familjeve që prej më shumë se dy dekadash jetojnë mes pasigurisë dhe pritjes.

“Për mijëra familje në Kosovë, drejtësia nuk është histori. Është dhimbje. Është ankth. Është pritje”, përfundoi Vjosa Osmani.

Çështja e personave të zhdukur mbetet një nga plagët më të rënda të pasluftës në Kosovë, ndërsa familjet vazhdojnë të kërkojnë zbardhjen e fatit të të afërmve të tyre, gjetjen e mbetjeve mortore dhe vendosjen e përgjegjësisë për krimet e kryera.

Ja postimi i plote: 

Sot shënojmë Ditën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Zhdukur me Dhunë.

Mbi 1500 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shumë prej tyre fëmijë, ende mbesin pa varr, pa drejtësi dhe pa përgjigje. Ata janë plaga më e thellë e Kosovës dhe dëshmia më e dhimbshme e krimeve të kryera ndaj popullit tonë nga ana e Serbisë.

Synimi i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja, dëbimi dhe shkatërrimi i identitetit tonë kombëtar, i familjeve tona dhe i së ardhmes së Kosovës.

Por krimi nuk përfundon me heshtjen e armëve. Ai vazhdon edhe sot kur mohohet e vërteta, kur fshihen gjurmët dhe kur familjeve u mohohet e drejta elementare për të ditur fatin e më të dashurve të tyre.

Duke mbajtur të mbyllura arkivat dhe informacionin për personat e zhdukur, në kundërshtim me zotimet e dhëna në Bruksel, Serbia jo vetëm që po e mohon të kaluarën, por po shkel edhe marrëveshjet që ka pranuar.

Propaganda nuk mund ta fshijë të vërtetën sepse Serbia ende fle mbi varrezat masive të civilëve të pafajshëm dhe vazhdon ta përsërisë krimin.

Për mijëra familje në Kosovë, drejtësia nuk është histori. Është dhimbje. Është ankth. Është pritje.

Foto nga profili i ish-presidente Vjosa Osmani

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img