15.6 C
Sterling Heights
21/08/2026, 9:31
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rama vendos rregulla të reja për udhëtimet zyrtare: Hotele me 5 yje sipas funksionit dhe dieta deri në 150 euro në ditë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetRama vendos rregulla të reja për udhëtimet zyrtare: Hotele me 5 yje...

Qeveria shqiptare ka vendosur rregulla të reja për udhëtimet zyrtare jashtë vendit, duke ndryshuar skemën që ishte në fuqi prej vitit 2011. Vendimi i ri përcakton mënyrën e udhëtimit, kategorinë e akomodimit dhe dietat që përfitojnë zyrtarët për shpenzimet e ushqimit gjatë qëndrimit jashtë vendit.

Vendimi, i publikuar së fundmi dhe i protokolluar më 4 gusht 2026, vendos një hierarki të qartë për kategorinë e hoteleve, sipas funksionit që mban çdo zyrtar.

Sipas rregullave të reja, Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, Zëvendëskryeministri dhe ministrat mund të akomodohen në hotele deri në 5 yje.

Zëvendësministrat, deputetët, sekretarët e përgjithshëm dhe drejtues të tjerë të administratës parashikohet të qëndrojnë në hotele deri në 4 yje, ndërsa nëpunësit dhe punonjësit e tjerë të administratës publike do të akomodohen në hotele deri në 3 yje.

Një përjashtim bëhet për efektivët e Gardës së Republikës, të cilët mund të qëndrojnë në të njëjtin hotel me personalitetin që shoqërojnë dhe mbrojnë, pavarësisht nga kategoria e akomodimit që u takon sipas funksionit.

Vendimi përcakton gjithashtu edhe dietat ditore. Sipas kategorive dhe destinacioneve, shumat për zyrtarët e lartë mund të arrijnë deri në 150 euro ose dollarë në ditë. Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit përfitojnë dieta që variojnë nga 120 deri në 150 euro në ditë, ndërsa për Zëvendëskryeministrin dhe ministrat shuma varion nga 80 deri në 120 euro në ditë.

Rregullat e reja përfshijnë gjithashtu mbulimin e shpenzimeve për bileta udhëtimi, transport, viza, siguracion shëndetësor dhe shpenzime të tjera të lidhura me shërbimin zyrtar jashtë vendit.

Ndërkohë, për trajnimet afatshkurtra, dieta për ushqim përcaktohet në 40 euro ose dollarë në ditë, në rastet kur këto shpenzime nuk mbulohen nga organizatori.

Vendimi shfuqizon skemën e vjetër të vitit 2011 dhe krijon një sistem të ri, ku kushtet e akomodimit dhe trajtimit financiar ndryshojnë sipas nivelit të funksionit që mban secili zyrtar.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img