Sokol Cikalleshi doli sot para mediave në prag të ndeshjes ndaj Çekisë, duke u shprehur besimplotë që skuadra jonë do të marrë rezultat pozitiv në të dyja ndeshjet kualifikuese.
“Euro 2016? Mendoj se ky grumbullim është ndër më të rëndësishmit në këto vite. Janë dy ndeshje që duhet fokus dhe angazhim. Për mua është kënaqësi e dyfishtë sepse kam përjetuar një Europian nëse do të shkoj sërish, ka tjetër kuptim.
Të gjithë lojtarët që e kanë arritur në 2016, duhet të bëjnë më shumë jashtë fushe për të pasur angazhim maksimal.
Sulmuesit e kanë nisur me gola. Për të pasur sukses duhet të punojnë të gjithë repartet edhe pse janë pak ditë. Do të bëjmë maksimumin qenë fushën e lojës, si sulmuesit ashtu edhe të tjerët të japin më të mirën për të arritur fitoren në këto dy ndeshke sepse vetëm duke bërë kështu, mund të marrim fitore.
Këtë javë dalin burrat në shesh.


