-13.5 C
Sterling Heights
24/01/2026, 16:11
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Dasma më e shkurtër në histori! Nusja ndahet nga burri tre minuta pasi martohen

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteDasma më e shkurtër në histori! Nusja ndahet nga burri tre minuta...

Ndoshta kjo është dasma më e shkurtër në histori, pasi zgjati vetëm tre minuta.

Historia e çiftit vjen nga Kuvajti.

Përçarja erdhi kur çifti doli nga gjykata pas ceremonisë së martesës. Më pas nusja është rrëzuar dhe sipas asaj që është bërë e ditur, dhëndri ka nisur ta përqeshë dhe tallë duke e quajtur idiote.

Komentet e dhëndrit vazhduan duke e trullosur nusen dhe duke e bërë atë të ndihet keq. Ajo i kërkoi gjykatësit t’i anulonte martesën aty për aty. Gjykatësi ra dakord dhe tre minuta pas përfundimit të betimeve, martesa u anulua.

Para se çifti të dilte nga gjykata, ata u divorcuan në kohë rekord. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur. Besohet të jetë martesa më e shkurtër në historinë e Kuvajtit. Historia është bërë virale dhe shumica po i japin të drejtë nuses, duke thënë se ajo bëri gjënë e duhur.

“Një martesë pa respekt është një dështim që në fillim,” komentoi një përdorues i X. Një përdorues tjetër shtoi: ” Nëse ai vepron kështu në fillim, është më mirë ta lini të shkojë.”/Top-Channel.tv

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img