Me rastin e Mevludit të Pejgamberit a.s, më 26.09.2023 (e martë), BFI–Myftinia e Tetovës, pas namazit të akshamit, organizoi manifestim fetaro-kulturor në Xhaminë e fsh. Sellcë.
Në këtë manifestim morën pjesë: Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, ish Myftiu i Tetovës, Alifekri ef. Esati, Imami i Xhamisë Avdi ef. Alija, kolegët nga Myftinia, profesorët nga Medreseja “Isa Beu”, hoxhallarët e Tetovës dhe rrethinës, si dhe një numër i madh i xhematit.
Para xhematit u prezantua një program i pasur fetaro-kulturor nga kori i Myftinisë së Tetovës i përbërë nga nxënësit e medresesë, student të FSHI-së dhe hoxhallarë të tjerë. Programin të cilën e moderoi, Mr. Xhemil ef Sadiki, filloi me lexim të Kur’anit Famëlartë nga nxënësi Abdullah Limani dhe vazhdoi me ilahi, kaside dhe pjesë nga mevludi i respektuar.
Myftiu i Tetovës për hir të kësaj nate, mbajti fjalën e rastit ku foli mbi vlerën e kësaj nate.
Në fund të fjalimit të tij, të gjithëve ua bëri për hajr Ditëlindjen e Pejgamberit a.s., duke e lutur Allahun Fuqiplotë që të na jep të mira dhe të na takojë vetëm për fjalë, vepra dhe punë të mira.
Para se të bëhet duaja, u lexua ashere nga hfz. Abdurahim ef. Murati – referent për arsim pranë Myftinisë Tetovës, dhe duanë e këtij manifestimi e bëri ish Myftiu. Ndërsa në namazin e Jacisë priu, hfz. Ekrem ef. Asani – Imam në xhaminë qendrore në fsh. Zhelinë. Këshilli i Xhamisë për mysafirët kishte përgatitur edhe një koktej rasti.






