-10.2 C
Sterling Heights
26/01/2026, 21:37
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Italia vendos të ulë me 10% çmimet e ushqimeve, çdo familje italiane do të kursejë gjithsej deri në 150 euro

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaBotaItalia vendos të ulë me 10% çmimet e ushqimeve, çdo familje italiane...

Qeveria italiane do të nënshkruajë një marrëveshje me shoqatat e prodhuesve dhe me supermarketet e vendit me synimin për të ulur çmimet e nevojave bazë, kryesisht në sektorin ushqimor.

Sipas shtypit, çmimet do të bien nga 1 tetori deri në fund të vitit mesatarisht 10%.

“Çmimet e kufizuara” do të vlejnë për tre muaj, deri në fund të vitit dhe llogaritet se çdo familje në vend do të kursejë gjithsej deri në 150 euro. Me çmim të reduktuar do të shiten mishi, qumështi, sheqeri, vezët, mielli, orizi, por edhe pelenat dhe barnat pa recetë.

Konsumatorët do të mund të dallojnë produktet specifike, falë një ngjitësi të veçantë, me ngjyrat e flamurit italian./balkanweb.com

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img