-9.2 C
Sterling Heights
16/01/2026, 0:17
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

FOTO: Ndalohen punimet, ajo që gjendet në kantierin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë i befason të gjithë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeFOTO: Ndalohen punimet, ajo që gjendet në kantierin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë...

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se municione luftarake janë gjetur gjatë punimeve që po bëhen në ndërtimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë.

Menjëherë është bërë izolimi i zonës, ndalimi i punës duke shmangur rrezikun e mundshëm dhe u lajmërua Ministria e Mbrojtjes.

Ekspertët po ekzaminojnë municionet dhe pritet të japin hollësi.

“Në kantierin Elbasan-Qafë Thanë gjatë punimeve të gërmimit kontraktori ka hasur disa municione luftarake. Menjëherë është bërë izolimi i zonës, ndalimi i punës duke shmangur rrezikun e mundshëm dhe u bë lajmërimi pranë Ministrisë së Mbrojtjes, gjithashtu u vu në dijeni edhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për të bërë të mundur largimin e tyre pa shkaktuar probleme në terren dhe për të lejuar vijim e punës”, konfirmon Autoriteti Rrugor Shqiptar teksa ka ndarë fotot në Facebook.

ARRSH ka nisur këtë vit punimet për zgjerimin e rrugës në disa segmente dhe zhvendosjen nga zonat e populluara në disa segmente të tjera.

Ky aks do të transformohet tërësisht dhe do të shkurtojë distancat me rreth 20 km duke u kthyer në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të. Në pjesën më të vështirë atë të kthesave të Murrashit, parashikohet ndërtimi i një tuneli./gazetadita.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img