Janë të shumtë ndjekësit që mendojnë se Kiara Tito është akoma brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” falë Luizit.
Romanca me këngëtarin e ka vendosur në qendër të vëmendjes. Moderatorja ka treguar një qetësi në shtëpi, duke mos marrë pjesë në debate të ndryshme.
Por së fundmi, Kiara “është kapur” me Oltën për Armaldon. Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit, dyshja kanë debatuar.
Debati ka nisur kur Kiara ka ndërhyrë duke i kërkuar Oltës ta lërë të qetë Maestron, i cili ishte i mërzitur. Sipas moderatores, sjelljet e aktores sikur po përpiqej ta qetësonte tenorin, ishin të sforcuara dhe false.
“Boll pra e mërzite më keq. Qetësohu, qetësohu! Do të qetësohet ai se i thua ti,”-iu drejtua Kiara Oltës.
“Dëgjova ça i the Luizit dhe ça po i thua Maestros. Je false. I thua Luizit ke të drejtë, vjen këtu i thua Maestros ke të drejtë”, shton Kiara.
Sigurisht që Gixhari iu kthye duke i kërkuar të mos ndërhyjë në atë që ajo flet.
Kujtojmë që në fillim të lojës u duk sikur Olta dhe Kiara ishin shumë shoqe të mira, por nuk vonoi shumë dhe dyshja nisën të largoheshin.
Më saktë, Kiara u largua nga aktorja, pasi sipas saj ajo nuk e konsideronte dhe nuk e merrte parasysh kurrë atë që ajo fliste apo mendonte./pamfleti


