-9.2 C
Sterling Heights
21/01/2026, 3:49
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ndryshon lista e Kombëtares, Sylvinho fton sulmuesin e Frosinones! Marvin Çuni për herë të parë me Kombëtaren A

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiNdryshon lista e Kombëtares, Sylvinho fton sulmuesin e Frosinones! Marvin Çuni për...

Pas triumfit 3-0 ndaj Çekisë, Shqipëria do të presë Bullgarinë të martën në një miqësore në stadiumin ‘Air Albania’ (18:00). Lista e Kombëtares ka pësuar ndryshime për këtë takim, teksa pas largimit të Keidi Bares dhe Mirlind Dakut, trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtaren A Marvin Çunin.

Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet me skuadrën e Frosinones në kampionatin italian Serie A do të bashkohet me kuqezinjtë ditën e sotme, ndërsa nesër do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore në radhët e kombëtares shqiptare.

Marvin Çuni ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-19, teksa numëron gjashtë paraqitje dhe dy gola, ndërsa tani do të ketë mundësinë të japë kontributin e tij edhe me Kombëtaren A.

Kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë që do të luhet të martën në stadiumin ‘Air Albania’ në ora 18:00. Trajneri nuk do të ketë në dispozicion në këtë takim Mirlind Dakun i cili ka lënë grumbullimin për shkak të një tërheqjeje në muskujt e kofshës që pësoi gjatë ndeshjes me Çekinë dhe mesfushorin Keidi Bare, pas kërkesës zyrtare nga klubi i Espanjolit për ta lënë të lirë për shkak të ndeshjes të rëndësishme që klubi spanjoll do të zhvillojë këtë fundjavë në kampionat./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img