-8.6 C
Sterling Heights
20/01/2026, 17:10
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Bellingham zbulon sekretin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiBellingham zbulon sekretin

Jude Bellingham është i dashuruar me Real Madrid dhe tifozët me klasin e tij.

I marrë këtë verë për 103 milionë euro, shumë së cilës duhet t’i shtohen bonuse të ndryshëm, mesfushori anglez ka bërë për vete popullin madrilen dhe vazhdon të tregojë një pjekuri të madhe në fushë.

Për këtë ka folur vetë lojtari në një intervistë, në të cilën ka shprehur edhe dëshirën e tij të madhe për të ardhmen. Ai do vetëm Real Madrid-in.

“Real Madrid është klubi ku dua të qëndroj për të paktën 10 ose 15 vitet e ardhshëm të jetës sime.

“Më pëlqen ky klub dhe besoj se jam përmirësuar shumë nga kjo verë, kur kam ardhur.

Nuk kam dyshime për zgjedhjen time”, ka deklaruar mesfushori anglez.

Bellingham ka folur edhe për Ancelotti-n:

“Trajneri më ka dhënë një pozicion. Mua më pëlqen dhe më jep liri.

Më pas këtu jam i rrethuar nga lojtrarë shumë të mirë dhe kjo më ndihmon të arrij një nivel më të lartë”.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img