Fillon mbarë: Donacion 150.000.00 dollarë nga Detroiti për kishën e “Nënë Terezës” në Kakarriq
Pas një aktiviteti paraprak, u mbajt takimi i Grupit iniciues për formimin e Bordit të Kishës “Nënë Tereza”, nga komuniteti shqiptar i Detroitit, me ç’rast u formua Bordi drejtues, i cili dha donacione me vlerë 150.000 dollarë.
Lajmin e ka publikuar atdhetari i shquar, Agron Dedivanaj, i cili në rrjetin social, mes tjerash thekson: Për organizimin e evenimentit gjeneral për mbledhje fondesh do ju njoftojmë simbas koordinimit me anëtarët e bordit por nëse dikush ndërkoh dëshiron që kontributin e vet ta bëjë paraprakisht mund ti drejtohet arkatarëve”.
Postimi i plotë i z. Dedivanaj:
Me datën 24.10.2023. në mbrëmje në ora 20:00h u mbajt takimi I grupit iniciues për formimin e bordit të kishës Nënë Tereza nga komuniteti Shqiptar I Detroitit që po nga të njëjtit anëtar të zgjedhet edhe bordi drejtues kordinativ. Ky takim u mbajt në lokalin e biznesit të Gjelosh Lucaj Grand Tavern, Rochester Michigan në pranin e priftit fra-Mirash Marinaj I cili është edhe organizatori kryesor dhe iniciuesi I këtij projekti.
Synimi I këtij takimi ishte organizimi për mbledhjen e të hollave për ndërtimin e kishës së “Nënë Terezes” në Malin E Kakarriqit me qëllim që në vazhdim në të njëjtin vend pranë kishës të ndërtohet edhe shkolla fillore në gjuhën shqipe për të gjithë vëndasit me koordinim me sipërfaqësuesit e Komunës së Tuzit dhe organeve kompetente të Ministris së Arsimit që vendasit ta kenë më të leht edukimin e nxënsave të ciklit të ulët.
Mbas bisedave vëllazërore, propozimeve të ndryshme dhe vëndimeve në vijim nga anëtarët e bordit që vijojn më posht u zgjedh edhe bordi drejtues:
- Gjelosh Lucaj
- Mark Lulgjuraj
- Lazër Palushaj
- Gjokë Gjolaj
- Marash Nucullaj
- Peti Camaj
- Zef Berishaj
- Agron Dedivanaj
- Gjon Perkaj
- Gjelosh Cacaj
- Malot Ivezaj
- Rrok Lucaj
- Tomë Dedivanaj
- Prëk Gjokaj
- Nua Nikollaj
- Dodë Ulaj
BORDI DREJTUES:
-Prëkë Gjokaj – sekretar
-Gjon Perkaj – nënkryetar
-Zef Berishaj – arkatar
-Dodë Ulaj – arkatar
-Pjetër (Peti) Camaj – arkatar dhe
-Agron Dedivanaj – kryetar
Me pëlqimin dhe dëshirën e t’gjithëve si anëtarë të bordit u bë edhe një përjashtim që si nismëtar të këtij bordi formues për këtë projekt të bëjmë edhe dhuratën duke ja nisur nga vetvetja simbas dëshirës sikurse edhe vijon më poshtë:
-Zef Berishaj $50,000.00
-Mark Nikolla Lulgjuraj $11,000.00
-Gjelosh Lucaj $10,000.00
-Gjok Gjolaj $10,000.00
-Marash Nucullaj $10,000.00
-Gjon dhe Vasko Perkaj $10,000.00
-Prëk Gjokaj $10,000.00
-Lazër Palushaj $5,000.00
-Peti Camaj $5,000.00
-Malot Ivezaj $5,000.00
-Rrok Lucaj $5,000.00
-Nua Nikollaj $5,000.00
-Dedë Nucullaj $5,000.00
-Agron Dedivanaj $5,000.00
-Gjelosh Cacaj $3,000.00
Dodë Ulaj $1,000.00
Total= $150,000.00
Suma e nevojitur për ta përfunduar këtë projekt është EUR690,000.00 per punimet e ashpëra, kurse për zbukurimet EUR250,000.00, që do të thotë se suma totale është EUR940,000.00.
Për organiziminin e evenimentit gjeneral për mbledhje fondesh do ju njoftojm simbas koordinimit me anëtarët e bordit por nëse dikush ndërkoh dëshiron që kontributin e vet ta bëjë paraprakisht mund ti drejtohet arkatarëve që janë kompetent për kryerjen e kësaj detyre sikurse vijojn: Zef Berishaj 586-615-2836, Dodë Ulaj 586-994-4463 dhe Peti Camaj 586-634-1083.
Ju faleminderit dhe na u prift e mbara!



