👉𝐒𝐇𝐏𝐀𝐋𝐋𝐉𝐄 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊𝐄✅
➡️Thirren personat e papunë në territorin e Komunës së Kërçovës të regjistruar në Qendrën e punësimit – Kërçovë dhe të gjithë punëdhënësit e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla që duan të zgjerojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre me hapjen e vendeve të reja të punës, për të aplikuar për pjesëmarrje në masat aktive për vetëpunësim.
➡️Punëdhënësit të cilët ofrojnë punë shtesë për personat e papunë dhe persona të papunësuar që punësimin e tyre duan ta realizojnë me mbështetjen financiare të dhënë nga Komuna e Kërçovës, në bazë të Planit të paracaktuar operativ dhe udhëzimet për zbatimin e masave për vetëpunësim, duhet të paraqesin një kërkesë në arkivin e Komunës së Kërçovës.
➡️Masat e parashikuara për vetëpunësim përfshijnë:
➡️Mbështetja e sipërmarrjes, planet e biznesit, fillimi i bizneseve të reja fillestare dhe zbatimi i projekteve që kontribuojnë në reduktimin e papunësisë në komunë.⚽️
➡️Subvencionimi për një punë të re
𝐌𝐀𝐒𝐀 𝐈. Mbështetja e sipërmarrjes, planet e biznesit, fillimi i bizneseve të reja fillestare dhe zbatimi i projekteve që kontribuojnë në uljen e papunësisë në komunën tonë.
👉Kandidatët të cilët do të përmbushin kriteret e specifikuara në Planin Operativ dhe udhëzimet, do të kenë këto të drejta dhe detyrime:
– ➡️të regjistrojnë subjekt juridik në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë,✅
– ➡️të vetëpunësohen✅
– ➡️të marrin mbështetje financiare për zhvillimin e një plani biznesi (shuma do të zbritet nga shuma totale e grantit të marrë)✅
– ➡️të përdorë një grant në shumën maksimale prej 240,000.00 denarë dhe lirim nga detyrimi për të paguar një taksë komunale (firmarinë) për një periudhë dyvjeçare.✅
– ➡️të sigurojë kushte për monitorim të pandërprerë të punës së subjektit juridik për kohëzgjatjen e kontratës✅
➡️Nëse përfituesit e përzgjedhur të një granti që nënshkruan një marrëveshje me komunën, nuk i respektojnë detyrimet e ndërmarra në Kontratën, do të zbatohen sanksionet e parashikuara në rast të vonesës:
– ➡️në rastin e ndërprerjes me kryerjen e veprimtarisë të personit juridik para kalimit të dy viteve nga data e regjistrimit të biznesit, përveç në rast të vdekjes ose paaftësisë së përhershme, personi i cili themeloi kompaninë është i obliguar që, brenda 12 muajve të kthejë:
– ➡️80% e fondeve të shfrytëzuara nga Programi, nëse ndërpret me kryerjen e veprimtarisë para përfundimit të vitit të parë të fillimit të biznesit
– ➡️60% e fondeve të shfrytëzuara nga Programi, nëse ndërpret me kryerjen e veprimtarisë para skadimit të vitit të dytë të fillimit të biznesit.
– ➡️Nëse pas skadimit të çdo tre (3) muaji rresht nga regjistrimi i biznesit gjatë dy (2) viteve nga regjistrimi i bizneseve nuk ka të realizuar transaksion financiar (dmth. të paguar pagë bruto) përmes Drejtorisë së të Ardhurave Publike,
➡️Komuna e Kërçovës dërgon një letër për vërejtje për jo aktivitetin e firmës.
Nëse pas skadimit të dy (2) muajve nga data e dorëzimit të vërejtjes, përdoruesi i grantit vazhdon me mosrealizimin e transaksioneve financiare në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Komuna e Kërçovës do të fillojë procedurë për të rimarrë fondet e përdorura nga programi.
- Të drejtat dhe detyrimet nga pika 3 do të jenë të rregulluara me Kontratën e lidhur ndërmjet Komunës së Kërçovës dhe kandidatëve të përzgjedhur.
- Të drejtë konkurimi kanë të gjitha ato të cilët nuk janë më të vjetër se 40 vjet.
- Masa 2. Subvencionimi për një vend të re pune
Kompanitë që plotësojnë kriteret e dhëna në Planin operativ dhe udhëzimet, do të kenë këto të drejta dhe detyrime:
– të përdorin subvencione të pagave (pagesën e kontributeve të pagës minimale, të sigurimit të detyrueshëm) për punësim shtesë të një apo më shumë personave për një periudhë prej 12 muajsh, me një detyrim që personi / personat të vazhdojë të punojë për të paktën 12 muaj pas përfundimit të subvencionimit
– të jenë të liruar nga detyrimi për të paguar taksën komunale (firmarinë) në periudhë prej dy vitesh
– Subjekti juridik që do të punësojë person shtesë dhe do të jetë përfitues i masës për subvencionim të vendit të punës, ka një detyrim për të mbajtur personin për të paktën 12 muaj pas përfundimit të subvencionimit apo në vendin e tij të punësojë një person tjetër të papunë. Përndryshe, punëdhënësi do të duhet të kthejë fondet e përdorura në tërësi, brenda 12 muajve.
Nëse punonjësi shtesë jep dorëheqjen në vendin e punës për kohëzgjatjen e subvencionit, pastaj subvencioni nga komuna ndalon, derisa nuk gjendet një zëvendësim për punëtorin ose përgjithmonë.
- Të drejtat dhe detyrimet nga pika 5 do të rregullohen me Kontratë të lidhur ndërmjet Komunës së Kërçovës dhe kompanive të përzgjedhura
- Kandidatët e interesuar nga pika 1 e kësaj Shpallje, mund të dorëzojnë aplikime në arkivin e Komunës së Kërçovës, çdo ditë pune nga ora 08.00 deri në ora 16.00, më së voni deri më dt. 30.11.2023
- Kandidatët e interesuar për aplikim, fletëparaqitjet mund t’i gjejnë në faqen e internetit të Komunës së Kërçovës www.kercova.gov.mk
- Informata shtesë në lidhje me masat për vetëpunësim të cilat i realizon Komuna e Kërçovës, mund të merren në faqen e internetit www.kercova.gov.mk ose në hapësirat e Komunës së Kërçovës.
👉Të gjithë të dhënat e detatjuara i gjeni në linkun e mëposhtëm⏬️


