0.8 C
Sterling Heights
17/12/2025, 3:41
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Moti i keq, ndryshon orari i ndeshjeve në Superiore

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiMoti i keq, ndryshon orari i ndeshjeve në Superiore

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se për shkak të motit të keq që është parashikuar në fundjavë në vendin tonë, do të ketë një ndryshim në oraret e ndeshjeve të kampionateve kombëtare.

Sipas këtij vendimi, të gjitha ndeshjet e javës së 11-të në Superiore janë programuar për t’u luajtur në orën 14:00.

Ndërkohë duelet në Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë, do të nisin 30 minuta më herët, pra në 13:30.

Egnatia dhe Partizani vazhdojnë të kryesojnë kampionatin me nga 23 pikë, por kampionët kanë luajtur një ndeshje më pak.

Java e ardhshme në Superiore rezervon këto sfida: Erzeni-Egnatia, Kukësi-Dinamo City, Skënderbeu-Tirana, Teuta-Laçi dhe Partizani-Vllaznia

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img