0.2 C
Sterling Heights
17/01/2026, 2:20
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

UNIKE si AURELA GAÇE, e tund skenën e këngës dhe të sjell përjetime të reja e të vjetra me albumin e ri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizUNIKE si AURELA GAÇE, e tund skenën e këngës dhe të sjell...

Vajza nga Llakatundi, edhe pse është 48 vjeç e tundi dje në Venue Club. Unike siç vetë ajo është, prezantoi përpara miqve, shokëve, dashamirësve, njerëzve të artit, botës se biznesit, gazetarëve, dy albumet e saj të fundit me 20 këngë “Unike”.

Ka një gjë të shkëlqyeshme te Aurela Gaçe. Mama e dy vajzave, Aurela nuk humb asgjë nga freskia e moshës edhe te këngët e saj. Përpiqet që tesktet ti zgjedhë, që ti ngjajnë profilit shpërthyes e energjik siç vetë Aurela është.

Por këtë radhë, me albumin e ri, i është kthyer rrënjëve, fillimeve të veta. Eshtë shumë suprizues, e aq i bukur bashkëpunimi i saj me kompozitorin Luan Zhegu. Apo ai me mikun e saj që e konsideron “të ngushtë” Aleksandër Gjokën. Apo me tekset e Jorgo Papingjit e Rozana Radit. Pa harruar të përhershmin Adi Hila.

Apo dashuria që shfaq Aurela, dhe respekti, për kolegët e saj këngëtare.Enis Mullaj mbante peshën në shumë këngë, gjithashtu dhe Alban Kondi, Kledi Bahiti, Eriona Rushiti, Gent Mysfftaraj, Stine.

Që në krye të mbrëmjes, Aurela kërkonte me sy në sallën e tejmbushur Irma Libohovën.

“Ku je o Irma”.

“Jam Live”.

“Kur bëra para dy javësh këtë model timin të ri të flokëve më thanë të gjithë se i ke bërë si Irma Libohova. Po a e di ti e dashur Irma se kur isha e vogël dhe improvizoja skenën aty te shtëpia ime dhe flokët i krihja dhe doja të të ngjaja ty”, thotë Aurela e ngazëllyer që ka aq shumë prezencë në promovimin e albumit të saj, edhe pse një pjesë i la disi të zhgënjyer, pasi gjithsecili ishte i prehur të dëgjonte shpërthimin e Aurelës në skenë.

E pavarësisht se kishte shkruar ca copa letrash e kishte bërë skenar, kjo nuk i shkon për shtat, as nuk e ka lezet. I hidhte e përdridhte ato letra në dorën e vet e prapë tha atë që do të thoshte pa letër. Sepse ajo është unike. Ashtu sic ndaloi gjithë atë falenderim, për të shkëmbyer një puthje mes prezantimit me mikeshën e saj Manjola Nallbani.

“Eshtë e madhe. E vetmja që këndon live” më thotë Irini Qirjako që qëndron me mua në tavolinë, disi larg rreshtit të parë. Irini mbahet mirë, madje shpejt do të ketë koncerte jashtë shqipërisë por thotë se të dytë si Aurela nuk gjen. “Eh ta dinë këto vajzat sot sa punë ka me këngën që këndohet live në skenë”, thotë Irini duke tundur dhe dorën.

E kështu orët kalojnë me albumin dhe këngët e Aurelës. Miqtë pijnë ndonjë gotë verë dhe këndojnë me të. Aurela vetë e ka lënë podiumin dhe është bërë njësh me miqtë e saj, që sic duket, janë edhe fansat e saj më të mëdhenj.

Është e vështirë të mos jesh fanse e Aurela Gaçes. Po kap të 50-at por e përpin skenën. Me lëvizje, kërcime, këngë, energji, dashuri për atë që bën, pasion për notat që nxjerr nga vokali i saj i pakrahasueshëm me ndokënd tjetër dhe mbi të gjitha me sytë që i shkëlqejnë për çdokënd që sheh, të njohur e të panjohur. Ndaj Aurela është Unike. Dhe jo albumi. Sepse cdo këngë e saj, që kur hyri për herë të parë në skenë e deri tani që nuk ndalet, është duke vrapuar. Në vrap me kohën që duket se nuk i mjafton ti bëjë të gjitha, pa e ditur ne sesi ia bën e sesi ia del. Ajo, ka receten e vet./newsbomb

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img