-10.7 C
Sterling Heights
15/01/2026, 21:56
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Trajneri i Italisë flet për Shqipërinë, Spalleti: Luajnë futboll të bukur, janë fantastikë. Nuk bëj dot parashikime!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeTrajneri i Italisë flet për Shqipërinë, Spalleti: Luajnë futboll të bukur, janë...

Një nga kundërshtarët e Italisë në Euro 2024 do të jetë Shqipëria, së bashku me Kroacinë dhe Spanjës. Në intervistën pas shortit, trajneri i Axurrëve, Spalleti tha se kuqezinjtë luajnë një futboll të bukur dhe nuk janë skuadër për t’u nënvlerësuar.

E nisni ndaj Shqipërisë…

Për momentin Shqipëria është një nga më të fortat në qarkullim. Po luan futboll shumë të bukur dhe është në kushte fantastike. Të shohim a do të jetë në këtë nivel edhe në muajin qershor. Nuk mund të bëj parashikime .

A jeni i kënaqur me grupin?

Mund të shkonte më mirë. Të jesh në vazon e katërt ka këto pasoja, megjithatë jemi Italia dhe do t’i luajmë me krenari të gjitha ndeshjet. E nisim ndaj Shqipërisë, por është e vështirë të bësh parashikime tani. Do të shohim si do të jetë gjendja e fubollistëve atëherë.

Shtatë futbollistë shqiptarë luajnë në Serinë A…

Unë ju njoh edhe juve, jo më futbollistët. Di gjithçka për Shqipërinë./shqiperia-ime.com

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img