URIME 13 DHJETORI, DITA E THEMELIMIT TË KOMUNËS SË SARAJIT
Të gjithë qytetarëve të Komunës së Sarajit, u urojmë 27 vjetorin Ditën e themelimit të Komunës, me dëshirat më të sinqerta që ky institucion të vazhdojë të mbrojë interesat e tyre jetike duke ofruar ndihmën e saj institucionale në ç’do fushë të jetës.
Komuna e Sarajit, po ecë me hapa të sigurtë në ndërtimin e saj institucional me qëllim që të jetë sa më afër qytetarëve për të përmbushur detyrat dhe obligimet që ka për mirëqenien e tyre.
Me këtë rast, falenderimi i veçantë shkon edhe për administratën dhe Këshillin komunal, për punën e pakursyer që bëjnë ç’do ditë për të shtuar besimin dhe rregulluar jetën e qytetarëve.
Mbarësi dhe shëndet për të gjithë!


