Në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” së fundmi banorët kanë realizuar lojën “E kam bërë, se kam bërë.” Të vendosur përballë një monitori ku shfaqeshin situatat, me një tabelë në dorë ku në njërën anë shkruante e kam bërë dhe në tjetrën se kam bërë ata janë përgjigjur.
Teksa në ekran u shfaq situata “Kam puthur dikë të së njëjtës gjini”, ishte Bledi ai që ngriti tabelën “E kam bërë”. Në këtë mënyrë gazetari pranoi se ka puthur një mashkull në buzë duke habitur jo vetëm banorët, por edhe publikun.
Nga ana tjetër kujtojmë që akoma pa hyrë zyrtarisht në “Big Brother Vip”, kur përflitej që Bledi Mane do të ishte banori i ri, u tha gjerë e gjatë në rrjet që qëllimi i tij ishte vetëm një: T’i prishte lojën Luizit./infolinenews


