Në kuadër të dy jubileve, atë të 150 vjetorit të lindjes dhe 90 vjetorit të vrasjes së Heroit Kombëtar Hasan Prishtina, me kërkese dhe bashkëfinancim të Fondacionit “Hasan Prishtina”, Qendra e Restaurimit dhe Realizimit të Veprave të Artit, ka bërë patenimin e shtatores së Heroit Kombëtar Hasan Prishtina në Tiranë. Njëkohësisht është bërë edhe prerja e drunjëve per rreth shtatorës në mënyrë që monumenti të jetë më lehtë i çasshëm për publikun.
Më këtë rast, Drejtues të Fondacionit “Hasan Prishtina” z. Mehmet Prishtina dhe Veton Raci të shoqëruar nga z. Mark Gjonaj – Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare dhe znj. Monika Lubonja – Drejtore e Qendrës së Restaurimit dhe Realizimit të Veprave të Artit, vunë lule të freskëta pranë shtatores së Kryeministrit të VIII-të të Shqipërisë dhe Heroit Kombëtar Hasan Prishtina në Tiranë


