-10 C
Sterling Heights
04/12/2025, 20:46
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Barzagli: Ky Juventus, i bashkuar dhe i uritur

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiBarzagli: Ky Juventus, i bashkuar dhe i uritur

Gjatë intervistës së tij për “gazzetta.it”, ish-mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli ka thënë fjalën e tij për betejën e titullit në Serie A, e cila përfshin bardhezinjtë me Interin. “Skuadra e Inzaghit mbetet favorite, sepse ka një grup lojtarësh më të kompletuar, është më e konsoliduar për të fituar.

Megjithatë, pjesa e parë e kampionatit ka treguar se Juventus është aty dhe deri më tani ka grumbulluar 46 pikë, vetëm 2 më pak se skuadra e Simones Inzaghi.

Të gjithë shpresojmë në spektaklin e kampionatit italian, që ‘derbi italian’ për titullin të zgjidhet vetëm në ndeshjen e fundit”, – është shprehur ish-mbrojtësi.

Për titullin, ai shtoi: “Jam i bindur që Juventusi do të konkurrojë, sepse nuk ka angazhime evropiane, të cilat në çdo rast mund t’ju lodhin pak. Pastaj, bardhezinjtë kanë një grup të bashkuar dhe të uritur lojtarësh.

Po, mbani mend atë të titullit tonë të parë me Antonio Conte në pankinë (2012), Juventusi i suksesit në ‘sprint’ kundër Milanit të Ibrahimovic dhe Thiago Silva.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img