Në këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Zonja Albana. Këto receta Zonja Albana i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli
Petulla shkopinj, super të buta dhe të shijshme nga zonja Albana
Marrim mëlçitë e lara dhe të prera në kubikë dhe i skuqim në pak yndyrë. Shtojmë hudhrën dhe pas skuqjes i vendosim në pjatë. Tek yndyra skuqim qepën, specin e kuq, më pas shtojmë miellin dhe vijojmë me kaurdisjen. Hedhim pak lëng mishi duke e trazuar që të mos formohen kokrriza. Shtojmë gjizën, mëlçitë, specin djegës dhe e kalojmë gatimin në tavë dheu të nxehtë. E vendosim tavën në furrë derisa të marrë ngjyrë dhe yndyra të dalë sipër.
MC/Shqiptarja.com


