-19.8 C
Sterling Heights
24/01/2026, 11:55
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Papa Françesku miraton shpalljen e dy martirëve të tjerë shqiptarë, shkon në 40 numri i klerikëve të vrarë për shkak të besimit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmePapa Françesku miraton shpalljen e dy martirëve të tjerë shqiptarë, shkon në...

Papa Françesku ka miratuar sot shpalljen e dy martirëve të tjerë shqiptarë duke e çuar në 40 numrin e klerikëve të vrarë për shkak të besimit të tyre.
Lajmin e dha Kisha Katolike Shqiptare e cila bën të ditur se gjatë audiencës që dha Hirësia e Tij Kardinal Marcello Semeraro, Prefekt i Dikasterit për Çështjet e Shenjtërve, Papa Françesku autorizoi të njëjtin Dikaster të shpallte Dekretet në lidhje me:

– Martirizimi i Shërbëtorit të Hyjit Luigi (i lindur Matteo) Palić në shqip Paliq, i shpallur Meshtarë i Urdhrit të Françeskan Minor; i lindur më 20 shkurt 1877 në Janjevë (Kosovë) dhe i vrarë nga urrejtja për fenë më 7 mars 1913 në Pejë (Shqipëri);

– martirizimi i Shërbëtorit të Hyjit Gjon Gazulli, prift dioqezan; i lindur më 26 mars 1893 në Dajç të Zadrimës (Shqipëri) dhe i vrarë në urrejtje ndaj fesë më 5 mars 1927 në Shkodër (Shqipëri)./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img