Ëmbëlsuesit artificialë janë ëmbëlsues me pak kalori dhe 0 ushqyes që zëvendësojnë sheqerin.
Kjo është arsyeja përse ushqimet që gatuhen me ëmbëlsues artificialë mund të kenë më pak kalori se ato të gatuara me sheqer.
Zëvendësuesit e sheqerit nuk ndikojnë në nivelin e sheqerit në gjak megjithatë disa ëmbëlsues kanë ndikim, thonë ekspertët.
Në fakt, shumica e ëmbëlsuesve konsiderohen si ‘ushqim bosh’ sepse përmbajnë më pak se 20 kalori dhe 5 gramë karbohidrate.
A Munden Diabetikët Të Përdorin Ëmbëlsues Artificialë?
Ëmbëlsuesit artificialë gjenden kudo jo vetëm në ushqime industriale ‘të shëndetshme’ por edhe tek pijet e gazuara, ëmbëlsirat, çamçakëzi apo pasta e dhëmbëve.
Ëmbëlsuesit artificialë konsiderohen si të përshtatshme për diabetikët për sa kohë ato përdoren me kufizim.
Për shembull, nëse pini një lëng dietik, sigurisht që niveli i sheqerit në gjak nuk do të rritet në mënyrë domethënëse, por nëse ju e ktheni atë në traditë, atëherë ndikimi është i paevitueshëm.
Ndikimi i përdorimit të tepruar të ëmbëlsuesve natyralë nis në fillim në stomak ku besohet se ato mund të shkaktojnë ndryshime dhe luhatje në mikrobiomën e stomakut, por këto janë vetëm pretendime sepse nuk ka studime të mjaftueshme për këtë çështje.
Ëmbëlsuesit artificialë përgjithësisht konsiderohen si një alternativë më e sigurtë se sheqeri për diabetikët.
Ekspertët këshillojnë konsumin e tyre të rregullt por jo të tepruar.
Veç ëmbëlsuesve artificialë në sasi të vogla njeriu mund të përdorë edhe ëmbëlsues natyralë siç është mjalti.
Mjalti është quajtur shpesh ‘nektari i perëndive’ dhe është përdorur prej shekujsh për të luftuar infeksionet dhe shëruar plagët. Në Shqipëri mund të gjeni disa variete të mjaltit duke nisur nga ai i luleve e deri tek ai i gështenjës. Vlerat e mjaltit janë të panumërta, por kjo nuk do të thotë që ta teproni me mjaltin.
Ky ëmbëlsues natyral përmban disa sasi ushqyesish, antioksidantë dhe substanca kundër baktereve, virozave dhe inflamacionit./AgroWeb.org


