-9.1 C
Sterling Heights
01/01/2026, 1:09
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Miratohen projektligjet për KPK-në e KPM-në, shtyhet ai për Zyrtarët Publikë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetMiratohen projektligjet për KPK-në e KPM-në, shtyhet ai për Zyrtarët Publikë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe atë për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), ndërsa votimi pë Ligjin për Zyrtarët Publikë u shty për një seancë tjetër për shkak të mungesës së kuorumit. Në votim nuk mori pjesë deputeti Eman Rrahmani (VV).
Në seancë gjatë votimit ishin prezentë 61 deputetë, të gjithë të pushtetit, meqë deputetët opozitarë e kishin lëshuar sallën.

Për projektligjin për KPM-në, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka thënë se ka pasur shumë komente dhe janë analizuar me seriozitet.

“Në fund kanë rezultuar me 93 amandamente që e ndryshojnë edhe në përmbajtje këtë projektligj”, ka shtuar ai.

Deputeti Dimal Basha dhe Eman Rrahmani kanë abstenuar.

Projektligji për Këshillin e Pavarur të Mediave është përcjell me kritika nga opozita, organizata joqeveritare dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Michael O’Flaherty, kishte konsideruar se miratimi i këtij projektligji rrezikon të cenojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.

Sipas O’Flahertyt, ky ligj përmban dispozita problematike për dezinformim dhe përmbajtje të dëmshme.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kishte thënë se nëpërmjet projektligjit për KPM-në, pushteti po synon kapjen e mediave.

Zyra e Bashkimit Evropian ishte shprehur se është për keqardhje që s’janë marrë parasysh rekomandimet e saj për këto ligje.

Sipas reagimit, rekomandimet e BE-së synojnë përmirësimin e tyre dhe sigurimin e pajtueshmërisë me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img