0.8 C
Sterling Heights
06/12/2025, 17:19
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Gjeta: Qasja e Qeverisë Kurti s’është realiste dhe strategjike në raport me Perëndimin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetGjeta: Qasja e Qeverisë Kurti s’është realiste dhe strategjike në raport me...

Politologu Altin Gjeta ka thënë se qasja e Qeverisë Kurti në raport me Perëndimin nuk është strategjike dhe realiste.

Të enjten në “Interaktiv” të KTV-së, Gjeta ka thënë se Kosova varet nga mbështetja e Perëndimit andaj duhet të bëjë kompromise që janë në interesin afatgjatë të shtetit.

“Është dashur që Qeveria e Kosovës të bëjë shkëputje nga tradita e mëparshme e pranimit të çdo kërkese që vinte nga kancelaritë perëndimore. Megjithatë gjykoj që qasja e Qeverisë Kurti nuk është realiste dhe strategjike në raport me Perëndimin, për shkak të këtyre që thamë, që Kosova varet nga mbështetja e tyre. Kurti nuk duhet të kompleksohet për të bërë kompromise që janë në interesin afatgjatë të shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.

Derisa ka folur për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se duhet të ndahen marrëdhëniet bilaterale prej procesit integrues, ai ka thënë se kjo deklaratë është “dritëshkurtër”.

“Nuk ka gjasa që Kosova me fuqinë e dobët politike që ka, por edhe ashtu atë ekonomike që të ndikojë në agjendën dhe politikat e Bashkimit Evropian në tërësi. Për t’u rikthyer te deklarata e kryeministrit Kurti, mendoj se është pak dritëshkurtër sepse dihet tashmë që zgjidhja e problemeve bilaterale përpara anëtarësimit në BE është normë e konsoliduar në praktikën e integrimit”, është shprehur ai.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img