-2 C
Sterling Heights
06/12/2025, 3:52
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Osmani në Francë për samitin e krerëve të Organizatës së Frankofonisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetOsmani në Francë për samitin e krerëve të Organizatës së Frankofonisë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar në Paris, ku me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e krerëve të shteteve të kësaj organizate.

“Gjatë qëndrimit në Paris, Presidentja Osmani do të ketë adresim në një nga seancat e Frankofonisë, gjersa do të takojë edhe homologë të saj. Presidentja dhe zotëria i parë janë ftuar në darkën zyrtare të shtruar nga Presidenti Macron në Pallatin Élysée, në drekën zyrtare të shtruar nga Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, si dhe në një sërë aktivitetesh përcjellëse në kuadër të Samitit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ky samit mbledhë krerët e shteteve anëtare, anëtarë të asociuar, anëtarë vëzhgues, përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe të ftuar te tjerë.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img