-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 8:48
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Blerta Celibashi feston 27-vjetorin e lindjes me një dedikim romantik nga Princ Leka

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKultureBlerta Celibashi feston 27-vjetorin e lindjes me një dedikim romantik nga Princ...

Fotografja e talentuar Blerta Celibashi, partnerja e re e Princ Lekës, ka festuar sot 27-vjetorin e saj të lindjes. Në këtë ditë të veçantë, nuk mungoi një gjest romantik nga Princi, i cili e surprizoi me një mesazh dashurie të shkruar mbi tortën e ditëlindjes: “Ti je si ditët e mia me diell”. Ky dedikim i ngrohtë reflekton dashurinë dhe përkushtimin që çifti ndan për njëri-tjetrin.

Historia e tyre e dashurisë ka tërhequr vëmendjen e publikut që nga fillimi, veçanërisht pas divorcit të bujshëm të Princ Lekës nga Elia Zaharia. Tashmë, Blerta dhe Leka nuk e fshehin më lidhjen e tyre dhe shfaqen shpesh së bashku në evente publike. Miqtë e afërt të çiftit kanë zbuluar se ata po planifikojnë një ceremoni martesore intime, duke preferuar ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në një rreth të ngushtë familjar.

“Ti je si ditët e mia me diell”, ka qenë urimi i Princit, i cili e ka shprehur dashurinë përmes një mbishkrimi në tortën ditëlindjes.

Blerta Celibashi, e njohur për punën e saj si fotografe, ka zgjedhur të mbajë një profil të ulët publikisht, duke mos dhënë shumë detaje për marrëdhënien e saj me Princ Lekën. Megjithatë, kjo ditëlindje e veçantë dhe dedikimi i Princit tregojnë qartë se dashuria e tyre është në lulëzim.

Foto nga Google Images


Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img