17.7 C
Sterling Heights
16/10/2025, 17:50
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Serwer: Për momentin rajoni i Ballkanit në autopilot

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetSerwer: Për momentin rajoni i Ballkanit në autopilot

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer thotë se administrata aktuale e ShBA-së ka të ngjarë që t’ia lë Brukselit drejtimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, edhe pse në çështjet e tjera SHBA-ja dhe BE-ja janë në trajektore të ndryshme. Sipas tij, përveç mbështetjes së fortë që Administrata Trump i ka dhënë sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjë-Hercegovinës, nuk ka indikacione se cila do të jetë politika e tij në raport me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk kanë dhënë indikacione të qarta lidhur me qasjen që do ta aplikojnë në Ballkanin Perëndimor, ka thënë eksperti amerikan për rajonin, Daniel Serwer. Përveç mbështetjes së fortë që administrata aktuale i dha sovranitetit të Bosnjë e Hercegovinës, Serwer thotë se diçka e ngjashme nuk është parë edhe në raport me Kosovën.

“Tani për tani, rajoni është në autopilot. Përveç mbështetjes së fortë që administrata i ka dhënë sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjë-Hercegovinës, nuk kam parë indikacione se cila do të jetë politika. Kjo është vazhdimësi e qëndrimit ekzistues amerikan, por e ritheksuar me zë të lartë dhe në mënyrë të dobishme. Nuk kam parë ende diçka të ngjashme për Kosovën”, ka thënë Serwer.

Përfshirja eventuale e SHBA-së është përmendur në kontekstin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke iu referuar mandatit të parë kur Donald Trump kishte shtyrë palët drejt një marrëveshjeje ekonomike/kohanet

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img