- Dashi: Energjia e Diellit ju jep vrull dhe vendosmëri. Sot është dita ideale për të marrë vendime të rëndësishme, sidomos në punë. Në dashuri, do të ndiheni më të hapur ndaj njohjeve të reja.
- Demi: Hëna ju këshillon durim dhe reflektim. Në çështjet e zemrës, dikush mund t’ju vë në provë me pyetje të sikletshme. Në punë, rutina mund t’ju duket e mërzitshme, por frymëzimi gjendet në gjërat e vogla.
- Binjakët: Kjo ditë ju jep mundësinë të ndriçoni, veçanërisht në sferën profesionale. Mërkuri ju bën të kthjellët dhe tërheqës. Në dashuri, ndjenjat luhaten mes entuziazmit dhe pasigurive.
- Gaforrja: Zemra ju bëhet më e butë dhe qielli ju thërret të kujdeseni për ata që doni. Në punë kërkohet përkushtim, por rezultatet nuk do të mungojnë. Në dashuri, ata që janë në çift kanë nevojë për siguri.
- Luani: Hëna dhe Marsi ndikojnë tek ju, duke sjellë sfida në marrëdhëniet personale. Në punë, do të keni mundësi të tregoni talentin tuaj, veçanërisht në fushën artistike.
- Virgjëresha: Qielli është në favorin tuaj për marrëdhëniet romantike. Beqarët mund të kenë takime të reja me perspektiva të mira. Në punë, do të gjeni mënyrën më të shkurtër për të arritur sukses.
- Peshorja: Hëna rezervon surpriza në dashuri. Edhe nëse keni pak kohë për ndjenjat, gjithçka do të vazhdojë të jetë mirë. Në punë, do të ndiheni të kënaqur me arritjet tuaja.
- Akrepi: Jini të gatshëm të reagoni ndaj situatave të paqarta në dashuri. Në punë, Marsi ju shtyn të luftoni për një stabilitet që duket i afërt.
- Shigjetari: Marsi ju ndihmon të dilni në pah. Në dashuri, do të parapëlqeni një jetë të qetë. Në punë, do të keni mundësi të arrini objektivat tuaja.
- Bricjapi: Mund të ndiheni të irrituar herë pas here, por do të kërkoni harmoni në marrëdhëniet tuaja. Në punë, përpiquni deri në minutën e fundit për të arritur sukses.
- Ujori: Sot do të keni një dëshirë të papërmbajtshme për të bërë ndryshime. Në dashuri, beqarët mund të ndihen të vetmuar, por në punë do të tregoni vlerat tuaja.
- Peshqit: Asgjë nuk do t’ju shqetësojë sot dhe do të ndiheni pafundësisht mirë. Në dashuri, do të ndiheni të bekuar nga yjet. Në punë, do të keni horizonte të reja për sukses.


