0 C
Sterling Heights
17/01/2026, 10:16
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Putin “pranon” pavarësinë e Kosovës – vetëm për të justifikuar aneksimin e territoreve ukrainase

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmePutin “pranon” pavarësinë e Kosovës – vetëm për të justifikuar aneksimin e...

Moskë, 19 Qershor 2025 – Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka befasuar opinionin ndërkombëtar duke bërë një referencë të qartë dhe indirekte që pranon pavarësinë e Kosovës, përmes një përmendjeje të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) të vitit 2010.

Në një konferencë shtypi nga Kremlini, Putin theksoi se “rasti i Kosovës krijoi një precedent ndërkombëtar që justifikon të drejtën e popujve për vetëvendosje, edhe pa miratimin e shteteve amë.” Por qëllimi i deklaratës nuk ishte mbështetja ndaj Kosovës – përkundrazi – ajo u përdor për të justifikuar aneksimin e rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut në lindje të Ukrainës, të cilat Rusia i konsideron tani “territore të bashkuara historikisht me Rusinë”.

A ishte kjo pjesë e vendit e detyruar të kërkonte leje nga autoritetet qendrore, nga Kievi, apo jo? Jo. Ekziston një vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit ky ishte një precedent i krijuar nga Kosova. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë deklaroi shprehimisht: nëse një pjesë e vendit merr një vendim për t’u shkëputur, nuk është e detyruar të kërkojë pëlqimin e autoriteteve qendrore për këtë çështje. Kaq”, – tha Putin.

Dhe kur flas për precedentin e Kosovës, më kujtohet çfarë ndodhi atëherë. Pastaj vendet e Evropës Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara ushtruan presion mjaft serioz mbi gjykatën e OKB-së – dhe ajo mori këtë vendim: kur një pjesë ndahet, ajo pjesë nuk është e detyruar t’i drejtohet autoriteteve qendrore për pëlqim. Kaq është! A e kuptoni? Ata bënë gjithçka me duart e tyre. Dhe pastaj thonë: ‘Si mundët?’ Kështu është. Juve ju lejohet, por të tjerëve jo? Nuk mund të jetë kështu. Rregullat duhet të jenë të barabarta. Vetëm në këtë mënyrë ato mund të jenë të qëndrueshme, dhe kjo është një garanci sigurie për të gjithë, dhe jo në kurriz të të tjerëve”,shtoi Putin.

Kjo është hera e parë që Rusia, apo një zyrtar i lartë i saj, e pranon si të ligjshëm dhe të drejtë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

⚖️ Çfarë ka thënë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë?

Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare, duke theksuar se ligjërisht nuk ka pengesë që një popull të deklarojë pavarësi. Ky vendim u interpretua nga shumë vende si legjitimim i shtetësisë së Kosovës.

Putin dhe diplomacia ruse, që për vite me radhë kanë kundërshtuar ekzistencën e Kosovës si shtet i pavarur, tani e citojnë këtë precedent në mënyrë të selektive, vetëm për të justifikuar veprimet e tyre në Ukrainë.

Një lëvizje politike me dy fytyra

Deklarata e presidentit rus nuk është një njohje zyrtare e Kosovës, por përbën një pranim funksional të ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së saj, në funksion të qëllimeve ruse.

Kjo strategji politike është parë si një manovër për të goditur hipokrizinë e Perëndimit, që sipas Kremlinit, “miratoi ndarjen e Kosovës nga Serbia, por refuzon të njohë të njëjtën logjikë për Donbasin.”

Zyrtarë nga Qeveria e Kosovës nuk kanë reaguar menjëherë ndaj kësaj deklarate, por burime të afërta me Ministrinë e Jashtme në Prishtinë e cilësojnë këtë si një përdorim manipulativ të çështjes së Kosovës nga Kremlini, për të legjitimuar pushtimin dhe aneksimin e paligjshëm të territoreve ukrainase.

Ndërkohë, diplomatë perëndimorë në Bruksel e kanë quajtur deklaratën si “instrumentalizim cinik i një vendimi të drejtë ndërkombëtar për qëllime agresioni”.

Kjo deklaratë rihap një debat të vjetër për standardet e dyfishta në të drejtën ndërkombëtare, por gjithashtu shpalos cinizmin diplomatik rus, që përdor Kosovën si argument vetëm atëherë kur i leverdis.

Foto nga Google Images

Artikulli i përgatitur nga ACTV

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img