0.2 C
Sterling Heights
17/01/2026, 1:06
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Edi Rama paralajmëron reformë të thellë territoriale në dy faza: Goditet abuzimi me legalizimet dhe ndërtimet pa leje

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeEdi Rama paralajmëron reformë të thellë territoriale në dy faza: Goditet abuzimi...

Tiranë, 21 korrik 2025 – Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një reformë të re të thellë në fushën e administrimit të territorit, e cila do të zhvillohet në dy faza, me qëllim të ndalimit të abuzimeve me zaptimet, ndërtimet pa leje dhe manipulimet e ashtuquajtura “legalizime” që, sipas tij, janë kthyer në një industri mashtrimi të organizuar.

Një reformë me dy faza

Në takimin e zhvilluar me deputetët e Partisë Socialiste për Tiranën dhe drejtues të Bashkisë së kryeqytetit, Rama bëri të ditur se është krijuar një grup pune, ku edhe vetë ai bën pjesë, për të hartuar një paketë të re ligjore të Reformës së Territorit.

“Reforma do të ketë dy faza. Një fazë imediate, ku qeveria do të ndërhyjë përmes një akti normativ dhe disa vendimeve të posaçme, dhe një fazë të dytë përmbajtësore, ku do të rishikohen të gjitha ligjet që lidhen me territorin, përfshirë ligjin për ndërtimin që është jashtë kohe,” – u shpreh Rama.

 Goditje ndaj “legalizimeve” të rreme pas vitit 2020

Kryeministri theksoi se një ndër çështjet më problematike ka qenë abuzimi me termin “proces legalizimi”, duke e quajtur këtë një terminologji mashtruese e përdorur nga individë dhe subjekte për përfitime personale.

“Procesi i legalizimit është mbyllur në vitin 2020. Çdo ndërtim pas këtij viti nuk ka të drejtë të vetëdeklarohet si pjesë e këtij procesi. Nuk jemi këtu për të justifikuar ndërtimet, por për të ekspozuar mashtrimin që ka ndodhur në shumë pjesë të territorit,” – deklaroi ai.

Rama shtoi se do t’i kërkojë Agjencisë së Kadastrës të përshpejtojë skualifikimin e rasteve abuzive dhe të ndërhyjë menjëherë për t’u dhënë fund tentativave të “legalizimit” të ndërtimeve të paligjshme pas 2020-s.

Listë e zezë për ndërtuesit abuzues

Një nga elementët më të fortë të reformës së re është krijimi i një “liste të zezë” të ndërtuesve dhe investitorëve që abuzojnë me territorin ose shkelin lejet e ndërtimit.

“Kush hyn në këtë listë, humb automatikisht të drejtën për të marrë leje ndërtimi dhe për t’u përfshirë në industrinë e ndërtimit për një periudhë të caktuar,” – paralajmëroi Rama.

Kjo nismë do të formalizohet me ligj të posaçëm, i cili pritet të dërgohet në Kuvend së shpejti.

Ndryshime të thella ligjore në territor dhe urbanistikë

Në fazën e dytë të reformës, pritet që të rishikohen:

• Ligji për ndërtimin – që Rama e konsideron “jashtë kohe”,

Ligji për planifikimin urban dhe përdorimin e tokës,

Rregullat për ndërhyrjet në hapësirat publike dhe kontrollin e territorit.

Në fokus do të jenë edhe çështjet e ujit të pijshëm dhe menaxhimit të mbetjeve urbane, të cilat do të trajtohen paralelisht përmes një akti tjetër të posaçëm.

Koordinim më i ngushtë me deputetët e PS

Në fund të takimit, Rama u kërkoi deputetëve të PS për Tiranën që të jenë më aktivë në terren dhe të kontribuojnë me informacione konkrete për problemet me ndërtimet dhe zaptimet. “Interesi publik duhet të prevalojë”, u shpreh kryeministri.

Reforma territoriale që ka nisur të konturohet nga Edi Rama pritet të sjellë ndryshime rrënjësore në mënyrën se si ndërtohet dhe administrohet territori në Shqipëri, duke vendosur më shumë përgjegjësi, transparencë dhe ndëshkim për abuzuesit.

Ky është një tjetër hap në përballjen me fenomenin e zaptimit të hapësirave publike dhe ndërtimit të paligjshëm, që për shumë vite ka qenë ndër plagët më të mëdha të urbanistikës shqiptare.

Edi Rama: Një grup që ka në përbërje një grup anëtarësh dhe ku unë marr pjesë dhe po merret me paketën e re të reformës së territorit. Reforma do të ketë 2 faza, një fazë imediate kur qeveria do të ndërhyjë në kushtet e kësaj emergjence me një numër aktesh dhe një akt normativ dhe që besoj do të jetë paralelisht me një akt tjetër për ujin e pijshëm dhe për mbetjet, dhe do të ketë një fazë të dytë pak më pas ku do të rishikohen në mënyrë përmbajtësore të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me territorin duke filluar nga ligji për ndërtimin që është një ligj i vjetër dhe mbetet jashtë kohe. Jemi duke disktuar një sërë ndërhyrjesh të domosdoshme dhe me një impakt të nevojshëm dhe të shumëpritur nga njerëzit.

Së pari kemi diskutuar proces legalizimi që është një terminologji abuzimi e përdorur nga individë subjekte që për qëllim fitimi fillojnë me zaptime publike dhe pastaj bëjnë vetëdeklarimin dhe më pas i fut si individë në proces legalizimi.

Ndërkohë që procesi është mbyllur në 2020 që dmth asgjë e ndërtuar pas 2020 nuk lejohet. Është lejuar për ti dhënë mundësi individëve që të bëjnë vetëdeklarimin në kushtet kur mund të mos e kenë bërë në afat, por jo të ndërtojnë pas 2020 dhe vetëdeklarojnë më pas.

Nuk jemi këtu për të ndërtuar shtëpitë por për të diskutuar gjithë këtë mashtrim të madh që për fat të keq janë mbyllur sytë në një pjesë të madhe të territorit dhe interesi publik do të prevalojë.

Nuk do të humbë asnjë minut për ti kërkuar Kadastrës të bëjë skualifikjimi .

Kemi diskutuar dhe do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë të ndërtuesve dhe investitorëve që abuzojnë me terirotrin dhe shkelin lejet e ndërtimit. Kush hyn në listën e zezë humb të drejtën për leje dhe të përfshihet në industri për një periudhë kohe.

Foto nga Google Images 

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img