24.2 C
Sterling Heights
18/10/2025, 16:56
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Edi Rama, gardiani i vonuar i drejtësisë për UÇK-në: “Liria ka emër, por rezoluta s’kishte datë…”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetEdi Rama, gardiani i vonuar i drejtësisë për UÇK-në: “Liria ka emër,...

Në një kthesë të beftë morale dhe patriotike, kryeministri shqiptar Edi Rama është shfaqur sërish në tribunën dixhitale, këtë herë me një fjalim emocional, plot retorikë të thellë ligjërimi europian, për të kërkuar… ç’është e vërteta, një rezolutë që sikur e votoi vetë për dy vjet me radhë në Parlamentin e Shqipërisë. Por mos u shqetësoni – sipas tij, faji është te Parlamenti i Kosovës që nuk po e bën lëvizjen e parë. Sepse, siç duket, në manualin e diplomacisë ramiste, patriotizmi nis gjithmonë te tjetri.

Ndërkohë që mijëra qytetarë dhe veteranë të UÇK-së protestonin sot në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale, Rama e gjeti momentin e duhur për të vënë dorën në zemër (dhe në tastierë) dhe për të shkruar një postim të gjatë, ku kërkonte me ndjeshmëri: “Pse nuk po e bën Kosova rezolutën?”. Një pyetje që padyshim i ha gjumin natën, por që për fat të keq, nuk e ka bërë kur opozita shqiptare kërkonte që Shqipëria ta votonte e para një rezolutë për të cilësuar masakrat serbe si gjenocid.

Kujtesë për të gjithë: ky është po i njëjti kryeministër që promovoi me ngulm projektin “Ballkani i Hapur”, të cilin ekspertët dhe opinionistët seriozë në rajon e kanë quajtur vazhdimisht një platformë të butë për interesat e Serbisë, me Aleksandër Vuçiqin si bashkësponsor të nderuar të çdo takimi.

Ironikisht, në fund të postimit të tij plot pathos, Rama shkruan: “Liria ka emër dhe nuk është fajtore.” Vërtet. Por mbase do të duhej të shtonte: “… përveç kur nuk i leverdis agjendës time politike”.

Se përndryshe, ç’mund të jetë më liri se të thuash të vërtetën vetëm atëherë kur nuk të kushton asgjë?

Reagimi i plotë i Ramës

“Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, në të cilën të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!

Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet.

Po, Liria ka emër dhe nuk është fajtore” 

Foto nga Google Images

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img