19.9 C
Sterling Heights
18/10/2025, 12:02
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Florjan Binaj nis fushatën me një video-denoncim: shi, trafik dhe nevoja për ndryshim në Tiranë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetFlorjan Binaj nis fushatën me një video-denoncim: shi, trafik dhe nevoja për...

TIRANË – Aktori dhe moderator i njohur, Florjan Binaj, ka hedhur hapin e tij politik me nisjen e fushatës për Bashkinë e Tiranës, duke zgjedhur një skenë që synon të godasë thellë ndërgjegjen qytetare: një video-denoncim ku ai tregon vështirësitë që hasin çdo ditë banorët e kryeqytetit sa herë që bie shi. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Binaj shfaqet duke qarkulluar me automjet në rrugë të bllokuara, me ujë të grumbulluar, dhe me trafik që duket pothuajse i pamundshëm për t’u përballuar. Ai kritikon ashpër administratën e Bashkisë, duke thënë se ajo “bën propagandë”, ndërkohë që nuk merr masa për probleme themelore si menaxhimi i ujërave, infrastruktura rrugore dhe trafiku kaotik. “Bashkia bën propagandë sepse nuk do t’ia dijë as për trafikun, as për ty, as për mua, e as për ne!” është mesazhi që Binaj bashkoi me videon. 

Por denoncimi nuk mbetet vetëm në kritikë. Binaj i drejtohet qytetarëve me apel për bashkim dhe për veprim: sipas tij, Tirana po përballet me zgjedhje mes dy skenarëve – ose vazhdim me korrupsionin, betonizimin dhe një administratë patronazhistësh, ose të zgjedhim ndryshim me njerëz me integritet dhe profesionalizëm. “Kemi dy rrugë përballë: të vazhdojmë me korrupsionin dhe betonin, ose të zgjedhim një bashki me njerëz të ndershëm dhe profesionistë,” deklaroi ai. Binaj shpjegon se për të ardhmen ajo që vërtet ndryshon është pjesëmarrja – “Së bashku mund ta ndryshojmë Tiranën”, thotë ai. 

Foto nga Google Images

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img