-6.7 C
Sterling Heights
01/01/2026, 17:14
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Migjeni dhe urimi që nuk ishte urim: ironia, dhimbja dhe gëzimi si akt rezistence

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaHistori NjerzoreMigjeni dhe urimi që nuk ishte urim: ironia, dhimbja dhe gëzimi si...

Kjo letër e Migjenit është një nga dëshmitë më tronditëse të shpirtit të tij rebel dhe thellësisht njerëzor. Me një ironi therëse dhe një ndjeshmëri që shkon përtej urimit të zakonshëm, ai e zhvesh festën nga hipokrizia dhe e kthen atë në një pasqyrë të dhimbjes sociale, varfërisë dhe absurditetit të jetës. “Gjumi i ambël” dhe “gëzimi” që Migjeni uron nuk janë bekime naive, por forma të mbijetesës në një botë ku njerëzit gërsejnë nga të ftohtit, ku zëri i dhimbjes mbytet nga zhurma e fitimtarëve dhe ku gëzimi shpesh bëhet maskë për një zemër që çahet përbrenda.

Në këtë tekst, Migjeni e shndërron të qeshurën në akt rezistence dhe gëzimin në një sëmundje të domosdoshme për të mos u dorëzuar. Ai na mëson se edhe kur mungon buka, zjarri, karrigia apo vetë shpresa, njeriu mund të mbetet i lirë përmes ironisë dhe vetëdijes. Kjo letër nuk është thjesht një urim për Vitin e Ri 1937, por një manifest i dhimbshëm dhe i bukur mbi dinjitetin njerëzor: një thirrje që, edhe në mes të errësirës, të mos e humbasim aftësinë për të parë absurditetin e botës dhe për ta sfiduar atë, qoftë edhe me një të qeshur që dhemb.

Ja letra e plote:

Shok i dashtun, unë përgjithësisht nuk shkruej urime, as për Krishtlindje as për Bajram, as për ditëlindje as për ndoj feste tjetër.

Nuk shkruej, pse urimet qe n’ato dite tan bota ban, nuk dij a plotësohen një për qind se pothuej të gjitha dalin nga hipokrizia. Bota ketë e din, por njësoj vazhdon të shkruejë urime. As për Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja.

Por kësaj here due te hyj ne rradhën e njerëzve korrekte dhe t’u uroj shokve te mi Motmotin e Ri 1937. Së pari, t’uroj, shok i dashtun gjumin e ambël, qe te mos ndëgjosh si gjëmojnë njerëzit nën barrën e kryqave të vet tue mundunve, as britmën e ngadhnjysve në këtë jetë.

Te mos dëgjosh bubullimën e Spanjës. Gjumin e ambël! Të mos dëgjosh si afër teje gërset dhëmballa për dhëmballë, nga teë ftohtit. Pse atëherë duhet të pyesësh: moj dhëmballë, pse ndeshe për dhëmballë dhe gërset aq?

E gjuha ne vend te dhëmballës përgjigjet: pse asht ftohtë, zotni, e kur asht ftohte, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu gërset dhëmballa për dhëmballë, zotni.

Asht tepër banale të themi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarrmi, prandej: gjumin e ambël, shok i dashtun. Se dyti mbas gjumit t’ambël, t’uroj – ç’asht dhe e natyrshme – të jesh i gëzuem, gjithmonë i gëzuem.

Nga gëzimi i madh, ne sentimentalizëm, të puthish drrasat e dhomës e shtyllat, si bani Greta Garbo në filmin “Mbretnesha Kristina”, kur shijoi dashunin shtazore (desha të them hyjnore, por njësoj asht).

Aq i gëzuem, saqë bota të ta kenë zili dhe të thonë: oh, sa i lumtun asht! Të jesh i gëzuem edhe pse n ‘anë tjetër zemra të pëlset, si paljaços. Te jesh i gëzuem, se gëzimi yt u jep shpresa edhe tjerëve. Në rasë se tryeza e shkrimit të çalon, ti qeshu. Në rasë se e vetmja karrige që ke në shtëpi asht e shpueme dhe s’ke se ku të rrish, ti qeshu.

Në rast se s’ke zjarrm e ke të ftohtë, po, ti qeshu. Në rasë se ndonj ditë, ashtu kot, të mungon dhe buka, ti merre për lojë, për shaka, dhe qeshu, qeshu. Del në rruge bile, në kryqzimin e udhve, dhe qeshu,qeshu,qeshu, e bota do ta ketë zili dhe do të thotë: ah, sa i lumtun asht!

E kur të të vije në shtëpi ta shofi shkakun e gëzimit tand, do t’i kujtohet botës vetvetja dhe do të filloje të qeshi kikikikakaka. Smundja e të qeshunit do të përhapet ndër të gjithë dhe njerzit si majmunat do të hidhen përpjetë nga gëzimi… Dhe kështu uroj që vjetin 1937 ta kalojmë në gëzim, edhe se të smunde patalogjisht.”

Foto nga Google Images

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img