-13.4 C
Sterling Heights
30/01/2026, 0:29
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Presidenti Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump ndjekin premierën e dokumentarit “Melania” në Trump Kennedy Center

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKulturePresidenti Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump ndjekin premierën e dokumentarit...

Washington D.C., 29 janar 2026 – Presidenti Donald J. Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump morën pjesë në një shfaqje private, të dokumentarit të ri “Melania”, i cili u shfaq në Trump Kennedy Center përpara lançimit të tij global në kinema. 

Dokumentari, i prodhuar nga Melania Trump dhe i realizuar në partneritet me Amazon MGM Studios, ndjek jetën e saj gjatë 20 ditëve para inaugurimit të dytë presidencial të bashkëshortit të saj, Presidentit Trump, në janar 2025. Shikuesit do të kenë mundësi të shohin momente të rralla prapa skenave nga përpjekjet për t’u përgatitur për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë. 

Në këtë event, çifti presidencial bëri një hyrje të veçantë mbi një “black carpet”, i cili përshtatej me tematikën vizuale të filmit. Melania e përshkroi dokumentarin si “të bukur, emocional, modest dhe kinematografik”, duke nënvizuar se projekti ofron një perspektivë unike për publikun mbi rolin e saj si Zonja e Parë. 

Ky film përfaqëson një nismë të pazakontë për një Zonë të Parë amerikane, pasi zakonisht këta figura publikë nuk shfaqin kaq hapur jetën e tyre personale apo detajet e rolit të tyre zyrtar në një dokumentar me këtë shkallë prodhimi. 

Zonja e Parë Melania Trump dha disa deklarata kryesore në intervista promovuese rreth filmit dhe asaj çfarë publiku do të shohë.

Ajo tha se filmi i saj i ri ofron një dritare në një periudhë të rëndësishme të historisë amerikane, pikërisht 20 ditët para inaugurimit të Presidentit Trump për herë të dytë.  Sipas saj, publiku do të shohë nga afër përpjekjet e saj si Zonja e Parë, duke balancuar rolin e një sipërmarrëse, bashkëshortje, nënë dhe koordinatore për rikthimin e familjes në Shtëpinë e Bardhë. Melania u shpreh se shumë njerëz duan të dinë më shumë për jetën e saj private dhe rolin e saj në periudhën e inaugurimit, prandaj filmi ekziston — “Everyone wants to know. So here it is” – Të gjithë duan ta dinë. Pra ja ku është.  

Para eventit në Kennedy Center, Melania gjithashtu kishte marrë pjesë në aktivitete promovuese të dokumentarit, duke përfshirë hapjen e ceremonisë në New York Stock Exchange dhe një shfaqje private në Shtëpinë e Bardhë për miq, familjarë dhe figura të njohura publike. 

Filmi “Melania” do të hapet në qindra kinema në SHBA dhe nderkombetare nga data 30 janar 2026, ndërsa më vonë do të jetë i disponueshëm për shikim në Amazon Prime Video. 

Foto nga Google Images

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img