-12.2 C
Sterling Heights
01/02/2026, 1:42
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Vjosa Osmani: “Melania” – një premierë botërore që lidh Kosovën me skenën globale të kinemasë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaVjosa Osmani: “Melania” – një premierë botërore që lidh Kosovën me skenën...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në premierën botërore të dokumentarit “Melania”, një ngjarje e veçantë kulturore që solli në Prishtinë një përvojë unike filmike dhe e vendosi Kosovën në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Në fjalën e saj gjatë mbrëmjes, Osmani theksoi rëndësinë e kësaj premiere, duke e cilësuar si një urë lidhëse mes ekranit të kinemasë në Kosovë dhe atyre botërore. Ajo vlerësoi dokumentarin si një pasqyrim të veçantë të jetës dhe rolit të Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, si dhe të familjes presidenciale amerikane.

“‘Melania’ është një premierë botërore që bashkoi ekranin e kinemasë në Kosovë me ekranet botërore, duke sjellë një perspektivë unike mbi familjen presidenciale amerikane dhe duke pasqyruar punën e jashtëzakonshme të Zonjës së Parë të SHBA-së,” u shpreh Presidentja Osmani.

Ngjarja u organizua nga Presidenca e Kosovës në bashkëpunim me Cineplexx, duke mbledhur në një ambient të ngrohtë artistë, përfaqësues të botës së kulturës, diplomatë dhe dashamirës të kinemasë. Presidentja e cilësoi këtë mbrëmje si një moment të veçantë bashkimi dhe frymëzimi për komunitetin artistik.

“Nën organizimin e Presidencës, në bashkëpunim me Cineplexx, ishte një kënaqësi e veçantë të shijonim një natë të bukur janari mes artistëve dhe shumë miqve të kinemasë,” tha Osmani.

Ajo vlerësoi gjithashtu rëndësinë e promovimit të kulturës dhe artit në Kosovë, duke theksuar se aktivitete të tilla e forcojnë imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare dhe nxisin bashkëpunimin me partnerët globalë.

Premiera e dokumentarit “Melania” u konsiderua si një sukses i veçantë, jo vetëm për nga përmbajtja artistike, por edhe për mesazhin që përcolli: Kosovën si një vend që mbështet artin, dialogun kulturor dhe hapjen ndaj botës.

Me këtë ngjarje, Prishtina u shndërrua për një mbrëmje në një pikë takimi mes kinemasë ndërkombëtare dhe publikut vendas, duke dëshmuar se kultura mbetet një nga urat më të forta të lidhjes mes popujve.

“ ‘Melania’– premiera botërore që bashkoi ekranin e kinemasë në Kosovë me ekranet botërore, duke sjellë një perspektivë unike mbi familjen presidenciale amerikane dhe duke pasqyruar punën e jashtëzakonshme të Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump.

Nën organizimin e Presidencës, në bashkëpunim me Cineplexx, ishte një kënaqësi e veçantë të shijonim një natë të bukur janari mes artistëve dhe shumë miqve të kinemasë,”- postoi sot ne mediat shoqerore Presidente Vjosa Osmani.

Foto nga facebook page i Presidente Vjosa Osmani

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img