-8.7 C
Sterling Heights
04/02/2026, 20:38
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Me arrestimin e Metës u shkel Konventa Evropiane e të drejtave të Njeriut”/ Ish-presidenti falenderon IFIMES: Demokracia do të fitojë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitet“Me arrestimin e Metës u shkel Konventa Evropiane e të drejtave të...

Ish-presidenti Ilir Meta, ka reaguar pas mbështetjes që i dha Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit  i cili përmes një raporti e ka cilësuar arrestimin e tij shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Në një mesazh në facebook, Meta shkruan se IFIMES ka evidentuar gjithashtu dobësitë sistemike në sjelljen e Policisë së Shtetit gjatë arrestimit të ish-Presidentit Meta. Në përfundim IFIMES ka kërkuar vendosjen e monitorimit ndërkombëtar për arrestimin dhe burgosjen e Metës.

“Falenderoj #IFIMES për transparencën e thelluar dhe shumë objektive, që i bën këtij rasti kuptimplotë dhe që paraqet pa asnjë ekuivok degradimin total të shtetit të së drejtës dhe përdorimin e drejtësisë si zgjatim i Narkopushtetit për persekutimin dhe izolimin e kundërshtarëve politikë. Këto janë dhe mbeten veçse përpjekje të dështuara të atyre që i bëjnë, por dhe që “i mbyllin sytë”. Demokracia absolutisht do të fitojë sepse jemi të vendosur me çdo çmim për triumfin e saj”, përfundon mesazhi i Metës në facebook.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img