Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, është diagnostikuar me kancer të gjirit në fazë të hershme. Megjithatë, sipas tij, ajo do të vazhdojë të kryejë detyrën e saj ndërsa i nënshtrohet trajtimit, ndërsa mjekët kanë dhënë një prognozë shumë të mirë për shëndetin e saj.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur përmes një postimi në platformën Truth Social se bashkëpunëtorja e tij e afërt, Susie Wiles, ka një prognozë “të shkëlqyer” ndërsa po i nënshtrohet trajtimit mjekësor.
Në mesazhin e tij, Trump theksoi se gjatë kësaj periudhe trajtimi, Wiles do të vazhdojë të jetë pothuajse me kohë të plotë në Shtëpinë e Bardhë.
“Gjatë periudhës së trajtimit, ajo do të kalojë pothuajse gjithë kohën në Shtëpinë e Bardhë, gjë që më bën shumë të lumtur si President,” shkroi Trump.
Ai vlerësoi gjithashtu përkushtimin dhe forcën e saj, duke theksuar se vendosmëria për të vazhduar punën që ajo e do dhe e bën shumë mirë, edhe gjatë trajtimit, tregon shumë për karakterin dhe profesionalizmin e saj.
Ja nje pjese e postimit:
“During the treatment period, she will be spending virtually full time at the White House, which makes me, as President, very happy! Her Strength and her Commitment to continue doing the job she loves, and does so well, while undergoing treatment, tells you everything you need to know about her.”
Foto nga Wikipedia
Artikulli pregatitur nga ACTVUSA


