14.7 C
Sterling Heights
21/05/2026, 12:57
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Frikë nga Ebola, fluturimi nga Parisi drejt Detroitit devijohet në Kanada pas zbulimit të një pasagjeri nga Kongoja

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetFrikë nga Ebola, fluturimi nga Parisi drejt Detroitit devijohet në Kanada pas...

Një fluturim i kompanisë Air France qe fluturonte nga Parisi me destinacion Detroit u devijua emergjentisht drejt Montrealit në Kanada, pasi autoritetet amerikane zbuluan se në bord ndodhej një pasagjer nga Republika Demokratike e Kongos, një nga vendet e prekura aktualisht nga shpërthimi i virusit Ebola.  

Sipas autoriteteve amerikane të doganës dhe mbrojtjes kufitare (CBP), pasagjeri ishte lejuar gabimisht të hipte në avionin që ishte nisur nga Parisi drejt Detroitit, pavarësisht kufizimeve të reja të vendosura nga Shtetet e Bashkuara për udhëtarët që kanë qenë së fundmi në Kongo, Ugandë ose Sudanin e Jugut.  

Avioni u detyrua të ndryshonte kursin dhe të ulej në Montreal, ku pasagjeri u largua nga fluturimi dhe iu nënshtrua kontrolleve shëndetësore nga autoritetet kanadeze. Më pas, avioni vazhdoi rrugën drejt Detroitit. Zyrtarët theksuan se nuk kishte emergjencë mjekësore në bord dhe se pasagjeri nuk shfaqte simptoma të Ebola-s.  

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te shumë qytetarë në zonën e Detroitit, veçanërisht për shkak të kujtimeve nga pandemia COVID-19 dhe frikës për përhapjen e sëmundjeve infektive përmes udhëtimeve ndërkombëtare. Disa pasagjerë raportuan se ekuipazhi i avionit kishte vendosur maska gjatë fluturimit, çka shtoi ankthin mes udhëtarëve.  

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shpërthimi aktual i Ebola-s në Afrikë ka shkaktuar qindra raste të dyshuara dhe mbi 130 viktima, kryesisht në Republikën Demokratike të Kongos. Megjithatë, ekspertët theksojnë se rreziku global mbetet i ulët dhe virusi nuk përhapet përmes kontaktit të zakonshëm në ajër, por përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore të një personi të infektuar.  

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img