16.9 C
Sterling Heights
24/05/2026, 14:32
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, Shërbimi Sekret plagos një person – edhe një kalimtar në gjendje kritike

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetTë shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, Shërbimi Sekret plagos një person –...

Një incident i rëndë me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së shtunës pranë White House, ku agjentët e Shërbimit Sekret amerikan qëlluan ndaj një personi të armatosur, ndërsa edhe një kalimtar i rastit mbeti i plagosur.

Sipas autoriteteve amerikane, të dy personat u transportuan me urgjencë në spital dhe ndodhen në gjendje kritike. Incidenti ndodhi pranë kryqëzimit të 17th Street dhe Pennsylvania Avenue, vetëm pak metra larg kompleksit presidencial.  

Raportimet paraprake tregojnë se personi i armatosur iu afrua një pike kontrolli të sigurisë dhe nxori armën nga çanta, duke hapur zjarr ndaj oficerëve të Shërbimit Sekret. Agjentët reaguan menjëherë duke kthyer zjarrin dhe neutralizuan sulmuesin.  

Ende nuk është e qartë nëse kalimtari u godit nga plumbat e autorit apo nga të shtënat e forcave të sigurisë. Autoritetet federale kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.  

Gazetarët që ndodheshin pranë Shtëpisë së Bardhë raportuan se dëgjuan dhjetëra të shtëna dhe u urdhëruan të strehoheshin menjëherë brenda sallës së konferencave për shtyp. Pamje të publikuara nga mediat amerikane tregojnë momentet e panikut, ndërsa zona u rrethua nga forca të shumta policore dhe agjentë të armatosur.  

Drejtori i Federal Bureau of Investigation, Kash Patel, konfirmoi se agjentët federalë po asistojnë në hetim. Ndërkohë, presidenti Donald Trump ndodhej brenda Shtëpisë së Bardhë në momentin e incidentit, por nuk u prek nga ngjarja.  

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img