16.9 C
Sterling Heights
24/05/2026, 14:26
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“The Albanian Sniper” shkruan histori, Ermal Hadribeaj fiton duelin e madh në Gjermani dhe afrohet me titullin botëror WBC

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajme“The Albanian Sniper” shkruan histori, Ermal Hadribeaj fiton duelin e madh në...

Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj ka arritur një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare, duke triumfuar në një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës së tij profesionale.

Në mbrëmjen e zhvilluar në Oberhausen të Gjermanisë, shqiptari i njohur me nofkën “The Albanian Sniper” u përball me francezin Bakary Samake në sfidën “WBC World Final Elimination Fight”, një duel vendimtar që e afron ndjeshëm me mundësinë për të luftuar për titullin botëror të WBC.

Përballja rezultoi tepër intensive dhe e luftuar deri në sekondat e fundit. Dy boksierët zhvilluan 12 raunde me ritëm të lartë, ndërsa asnjëri prej tyre nuk arriti të siguronte knockout. Megjithatë, paraqitja e fortë dhe strategjia e Hadribeajt bindën gjyqtarët, të cilët në fund vendosën t’i japin shqiptarit fitoren me pikë.

Vendimi u shpall pak pas mesnate, në orët e para të 24 majit, duke sjellë festë për tifozët shqiptarë dhe një tjetër moment krenarie për sportin kuqezi.

Me këtë triumf, Hadribeaj vazhdon të mbetet i pamposhtur në karrierën e tij profesionale, ndërsa emri i tij po fiton gjithnjë e më shumë peshë në skenën ndërkombëtare të boksit. Fitorja ndaj Samake konsiderohet një hap shumë i rëndësishëm drejt objektivit më të madh të karrierës së tij: luftës për titullin botëror të WBC.

Karriera e boksierit shqiptar ka njohur rritje të vazhdueshme vitet e fundit, duke e kthyer atë në një nga sportistët më të suksesshëm shqiptarë në disiplinën e boksit profesionist.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img