16.9 C
Sterling Heights
24/05/2026, 14:26
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Marco Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës: Shembull i dhembshurisë dhe shërbimit ndaj njerëzve në nevojë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeMarco Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës: Shembull i dhembshurisë dhe shërbimit...

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka zhvilluar një vizitë simbolike në qendrën e Missionaries of Charity, ku ka bërë homazhe në kujtim të Nënë Tereza.

Përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale, Rubio ndau momente nga vizita, ku shihej duke vendosur lule dhe duke nderuar figurën e shenjtores shqiptare, e njohur në mbarë botën për përkushtimin ndaj të varfërve dhe njerëzve në nevojë.

Në mesazhin e tij, kreu i diplomacisë amerikane vlerësoi ndikimin e jashtëzakonshëm që Nënë Tereza ka lënë në botë përmes humanizmit, sakrificës dhe shërbimit ndaj të tjerëve.

Sipas Rubios, trashëgimia e saj vazhdon të mbetet frymëzim për miliona njerëz, ndërsa puna e Misionareve të Bamirësisë përfaqëson ende sot një shembull të gjallë të besimit dhe solidaritetit njerëzor në veprim.

“Nënë Tereza la një trashëgimi të jashtëzakonshme dhembshurie dhe shërbimi. Pata nderin të vizitoja sot Misionaret e Bamirësisë për t’i bërë homazh trashëgimisë së saj dhe për të parë shembullin e gjallë të besimit katolik në veprim.”

Vizita e tij është parë si një gjest respekti ndaj figurës së Nënë Terezës, e cila mbetet një nga personalitetet shqiptare më të njohura dhe më të vlerësuara në historinë moderne.

Foto nga postimi i Sekretarit Marko Rubio

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img